Vulat daneze, zbuluan hajdutët “Hijet e natës”
22/12/2010 Prokuroria: Grabitësit shitën vulat e ambasadës dhe konsullatës daneze në Korçë
Zbulimi, pas ndalimit në BE të 4 emigrantëve nga Libani, Iraku, Irani dhe Afganistani
TIRANE- Grabitja e rreth 20 vulave në ambasadën e Danimarkës në Tiranë, si dhe shitja e tyre në një grup falsifikatorësh në qytetin e Korçës, ka ndihmuar katër shtetas nga Libani, Iraku, Irani dhe Afganistani, që të kapërcejnë kufijtë e këtyre shteteve, duke udhëtuar në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian. Ata kanë përdorur vulat konsullore dhe të ambasadës daneze, por sapo kanë hyrë në vendet e BE-së shumë shpejt janë arrestuar nga autoritetet daneze, pasi është vënë re ekzistenca e vulave të ambasadës në pasaportat e falsifikuara. Ndalimi i tyre ka shërbyer si çelësi i arrestimit të tetë personave në Shqipëri, të cilët akuzohet se janë pjesë e një grupi kriminal që kryente grabitjen e kasafortave dhe vjedhjen në 23 tetor 2009 të ambasadës daneze në kryeqytet. Informacioni u është përcjellë me shpejtësi autoriteteve shqiptare, të cilat nga hetimet e kryera në teren në datën 12 dhjetor 2009 kryen arrestimin në flagrancë të autorëve të dyshuar. Një pjesë të detajeve të grabitjes së vulave dhe shitjes së tyre në qytetin e Korçës, i ka treguar i penduari Admir Gurri, i cili është arrestuar nga Prokuroria për Krime të Rënda së bashku me shtatë shtetasit e tjerë gjatë operacionit të koduar “Hijet e Natës”. Sipas deklarimeve të penduarit Gurri, vulat dhe kompjuteri janë grabitur në ambientet e ambasadës daneze. Më pas ato u janë shitur një grupi falsifikatorësh në qytetin e Korçës, që sipas Prokurorisë ka shumë mundësi që ata t’ ua kenë shitur personave të ndryshëm me kombësi libaneze, irakiane, iraniane dhe afgane. Një fakt i tillë vërtetohet pas arrestimit të katër personave, të cilët kishin mundur të hynin në vendet e BE-së, duke vulosur pasaportat e tyre me vulat e grabitura në ambasadën daneze në Tiranë. Shumë pak muaj pas arrestimit të tyre, Prokuroria dhe policia shqiptare në bazë të informacioneve të servirura nga autoritet daneze kanë shkatërruar grupin kriminal që kryente grabitjen e kasafortave të bizneseve në Tiranë dhe Durrës. Aktualisht në qeli ndodhen shtetasit Sulejman Bakalli, Elton Lika, Euklid Habili, Sajmir Kuçi, Admir Gurri, Taulant Mataj, Dritan Duka dhe Drinald Mataj. Tetë personat janë në fazën e gjykimit, ku po përballen me dëshmitarët dhe provat shkresore të Prokurorisë. Në seancën gjyqësore ka dëshmuar kundër të pandehurve edhe biznesmeni Ilirian Çela, të cilit dyshohet se personat e lartpërmendur i kanë grabitur shumën prej 600 milionë lekësh. Ndërkohë që në seancat gjyqësore të kaluara kanë dëshmuar edhe tre vajza, që kanë qenë të dashurat e të pandehurve Elton Lika, Euklid Habilit dhe Sajmir Kuçi, të cilat kanë thënë se numrat e vëna në përgjim nga Prokuroria janë regjistruar në emër të tyre.
700 milionë lekë
Rreth 700 milionë lekë dyshohet se janë grabitur nga tetë të pandehurit. Në momentin e arrestimit, disa prej tyre janë kapur në flagrancë, pasi në automjet u është gjetur një kasafortë. Veç kësaj prove, Prokuroria pretendon se ka përgjime dhe filmime që tregojnë aktivitetin kriminal të 8 të akuzuarve të grupit të grabitjes së kasafortave.
Emigrantët aziatikë
Arrestimi i katër emigrantëve aziatikë ka shërbyer si çelësi i zbulimin të tetë personave që dyshohet se kishin kryer një sërë vjedhjesh në Tiranë, Durrës, si dhe në ambasadën daneze në Tiranë. Kanë qenë autoritet e këtij shteti, që i deleguan informacionin palës shqiptare, e cila nga verifikimet e kryera arriti të zbardhë ngjarjet kriminale.