Rezarta Shkurta dëshmon në Prokurorinë e Tiranës
22/12/2010 Këngëtarja: E qëllova aksidentalisht Rozana Radin
TIRANE- Skandali i sherrit mes dy këngëtareve Rezarta Shkurta dhe Rozana Radi, tashmë është zhvendosur në Prokurorinë e Tiranës, një hetues është duke verifikuar të gjitha materialet e dosjes. Për të hedhur dritë mbi çështjen, dje në organin e akuzës kryeqytetase rreth orës 12:20 është paraqitur këngëtarja Rezarta Shkurta, e cila ka dhënë shpjegime si person nën hetim. Para prokurorit të çështjes, Shkurta ka sqaruar rrethanat e sherrit me këngëtaren Rozana Radi. Ajo ka pohuar se fillimisht ishte trembur nga reagimi i vrullshëm i Radit dhe për t’u mbrojtur ka zgjatur duart, duke e goditur aksidentalisht në sy. Pas kësaj ngjarje këngëtarja ka denoncuar kolegen e saj Rozana Radi, e cila i është kundërpërgjigjur me një kallëzim në polici. Sherri mes dy këngëtareve ndodhi javën e kaluar, rreth orës 02:00 pas mesnate në afërsi të liqenit artificial. Dy këngëtaret janë zënë fizikisht me njëra-tjetrën, duke bërë që Radi të pësojë entje dhe nxirje të syrit. Pritet që për të sqaruar rrethanat e plota të këtij sherri, në Prokurorinë e Tiranës të thirret edhe këngëtarja Rozana Radi, e cila në këtë rast është dhe personi që ka pësuar dëmtime. Pas një analize që do kryhet në ditët në vazhdim Prokuroria e Tiranës, do vendosë nëse çështjen do e dërgojë në gjykatë, apo procedimi penal do pushohet.