E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, apel prokurorisë: Ruli të merret i pandehur

TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama i ka bërë thirrje prokurorisë të marrë të pandehur ish ministrin e Ekonomisë, Genc Rulin për katastrofën që ka bërë në minierën e Bulqizës, duke shpërdoruar rëndë detyrën, shkatërruar pasurinë kombëtare dhe rrezikuar jetën e minatorëve. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS-së, Rama e ka quajtur të patolerueshëm mungesën e reagimit nga ana e organit të akuzës, përballë provave sipas tij ulëritëse në këtë minierë. Rama ka akuzuar Rulin si marres se atributeve te Kuvendit per procedurat e ndjekura me koncensionet ne Bulqize.

Rama është ndalur në punën që do të bëjë opozita këtë javë në Kuvend, nisur që me depozitimin e nismës për rregulloren. Rinormalizimi i bashkëjetësës në sallë mes ndryshimevve në rregullore duhet pasuar me një hap të dytë për një reformë të thellë institucionale të kuvendit. Rimodelimi i parlamentit është një prioritet i mirëpërcaktuar i BE. Pritet me rëndësi reagimi i palës tjetër, pore kundërshtia e ngutur pas publikimit të nisëms sonë nuk lë vend për optimizëm. Jozefina mbetet pengesë e madhe në këtë drejtim tamam si në raportin e progresit- tha Rama.

Nisma për TVSH

Një nismë e dytë që do të depozitohet në Kuvend këtë javë është ajo për heqjen e TVSh së ushqimeve bazë dhe ilaceve, e cila pritet me shumë interes nga familjet shqiptare. Shurdhëria e qeverisë ndaj këtyre nismave nuk duhet të ndikojë në rrugën që kemi zgjedhur dhe shqiptarët duhet ta dinë se jemi me ta- tha ai.

Projekti për përpunimin e mbetjeve

Sipas Ramës, këtë javë opozita duhet të fokusohet qartë me fakte e prova kundër projektit politik në përpunimin e mbetjeve ku i është hapur rruga e rrezikshme të plehrave nga jashtë dhe kërcënimit nga mbetjet radioaktive. Debati në seancën e ardhshme duhet të vlejë për pabesinë që po i bëhet shqiptarëve nga qeveria.

Ligjet me 3/5

Një pikë tjetër ku është ndalur Rama në fjalën e tij ka qenë edhe vizioni opozitar  për ligjet që duan 3/5 në Kuvend. Ne nuk do ngremë kartonin jeshil për arnat e Jozefinës, por jemi gati të punojmë me palën tjetër për vizionin e BE. Synojmë tërheqjen sa më parë të drafteve rroma përrtoma dhe të punojmë për projekte të denja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›