Rama bën pazare me ndërtuesit, tenton të shkatërrojë shtëpitë e dhjetra familjeve për të ndërtuar një pallat

Kryetari i Bashkisë së Tiranës përdor policinë bashkiake për të shkatërruar shtëpitë e dhjetra familjeve. Ngjarja në fjalë ka ndodhur paditen e djeshme në një lagje të kryeqytetit. Personat që kanë ndërmarrë një veprim të tillë kanë qënë një polic i policisë bashkiake, një përfaqësues i ndërtimores së Tiranes si dhe mbi dhjetë persona të tjerë për të cilët akoma nuk dihet se çfarë funksioni kanë. Por banorët me sa duket e dinë një gjë të tillë pasi ata janë shprehur se personat në fjalë janë pikërisht ata prej të cilëve Rama ka marrë para për ndërtaur një pallat në pronat e tyre. Banorët kanë dalë në mbrotje të pronës së tyre e madje ka pasur edhe nga ata që kanë nioftuar gazetarërt që shikonin se çfarë po u ndodhte atyre. Ka qenë pikërisht lajmi se në vendngjarje po vinin gazetarët, ai që në pak sekonda e ka boshatisur zonën nga të dërguarit e Ramës. Po ashtu banorët kanë kontakuar edhe me zv/ministrin e pushtetit lokal Ferdinand Pone, i cili ka mbërritur në lagjen në fjalë dhe ka biseduar me banorët. “Unë jam njoftuar nga banorët për veprimet në fjalë. Kjo që ka ndodhur mund të mos jetë një shkelje ligjore, pasi unë nuk e di se kush kanë qenë personat dhe se me çafrë urdhëri kanë vepruar, por që është një shkelje e të drejtave të njeriut kjo është e sigurtë. Banorët janë duke më njohur me problimin dhe unë do e ngre menjëherë këtë shqetësim në këshillin bashkiak të Tiranës. Një gjë është e sigurtë. Këta banorë festat e fundvitit do i kalojnë në shtëpitë e tyre. Një veprim i tillë nuk është kryer edhe në kohën e diktatorit Hoxha. Kur kishte festa ai nuk ka bërë asjëherë veprime të tilla, ndërsa Rama po. Unë nuk do e lejoj” tha ndër të tjera zv/ministri Pone.