Meta takim me gratë në Lushnjë
• Kreu i LSI-së zhvilloi dje pasdite një takim të zgjeruar me rreth 700 gra dhe vajza në qytetin e Lushnjës.
Gjatë takimit, Meta ka uruar dhe Vaçe Zela për 69-vjetorin e saj në vendlindjen e këngëtares. Duke folur për rëndësinë e përfshirjes së grave në politikë, Meta tha se "nuk është thjesht një çështje kuotash dhe përqindjesh nëpër forumet e partive politike, apo edhe në qeverisjen e vendit". "Eshtë një çështje e madhe që ka të bëjë me vetë integrimin dhe forcimin e familjes sonë, me vetë modernizimin dhe humanizimin e mëtejshëm të shoqërisë sonë", tha Meta. Sipas tij: "Nëse sistemi zgjedhor do të jetë proporcional kombëtar, gjysma e grupit Parlamentar të LSI-së do të përbëhet nga vajzat dhe gratë më të talentuara dhe më të afta që ne kemi sot dhe që na përfaqësojnë".