Rama denon nga Korca dhunen ndaj sportdashesve te Tiranes

Edi Rama dënoi nga Korça dhunimin e sportdashësve të Tiranës ditën e dielë. Sipas kreut të PS, ata u rrahën nga policia për shkak të asaj që ai e quajti klithma ndaj pushtetit.
Takimi i Partisë Socialiste në qytetin e serenatave u ndërpre për shkak të një shkëputje energjitike në sallë. Pavarësisht se qyteti drejtohet nga kryebashkiaku socialist Niko Peleshi, Rama ua vuri fajin rivalëve të tij politikë.
Duke u përqëndruar në temat e ambientit, Rama premtoi mbjelljen e 1 milionë pemëve të reja.
Më pas lideri i PS-së u fokusua te kultura. Shembulli që solli ishte Kruja, ku tha se buldozierët dhe eskavatorët po rrethojnë Skënderbeun sic nuk e rrethuan as turqit.
Rama hodhi vështrimin përtej kufirit me Kosovën, për të cilin tha se nuk duhet të jetë pengesë për ndërtimin e një jete më aktive shoqërore e kulturore të përbashkët.