E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama, diversion me emrat e kandidatëve të PS-së, zemërohen, edhe Ben Blushi, edhe Bashkim Fino

Kryesocialisti, lojë me dy porta për emrat e kandidatëve për deputetë

TIRANE – Edi Rama, vazhdon të imponohet në radhët e drejtuesve të tjerë të PS-ës, se është ai që do të vendosë për emrat dhe radhën e kandidatëve të PS-ës nëpër qarqe. Këtë Rama po e bënë edhe duke joshur diversionin në radhët e kandidatëve për qarqe të veçanta.
Rasti më i fundit, mësohet se është ai midis Pandeli Majkos dhe Ben Blushit, si pretendentë për kandidatë në qarkun e Korçës, Ndërsa Rama, ia ka premtuar Majkos vendin e parë në listën e kandidatëve ët PS-ës në këtë qark, për Blushin, ai Rama, bënë indiferentin, “duke e mbajtur varur”.
Një situatë e tillë, ka bërë që Ben Blushi, jo vetëm ët shohë e të shprehet “me armiqësi” për Pandeli Majkon, por nga ana tjetër, ai nuk ka kursyer që zemërimin e tij, t’ia përcjellë edhe Edi Ramës, i cili nga ana e tij, ëprmes lojës “tërhiq e mos e këput”, ende nuk i ka dhënë një përgjigje të saktë Ben Blushit.
Situata vazhdon të perceptojë për keq në qarkun e Beratit.
Ndërsa për këtë qark, me gjithë diversionin dhe mëdyshjet e Edi Ramës, që Erjon Braçe do të jetë apo jo pas Erjon Veliajt, “promovimi” i kandidatit të tretë të PS-ës, Fidel Ylli, ka bërë që të zemërohet edhe Bashkim Fino, deputeti “në detyrë” i PS-ës, për Kuçovën.
Përballë një situate të tillë, kur duket se Fino nuk ka marrë garanci, as për emrin e katërt në listën e kandidatëve të PS-ës për qarkun e Beratit, zemërimin e tij, ai nuk kursen ta shprehi sipas mënyrës së tij lartë e poshtë, duke ironizuar dhe tallur protestën e PS-ës, në përvjetorin e parë të tragjedisë së Gërdecit.
“PS-ja në atë protestë, arrit të mbledhë ca njërës duke i paguar apo sjellë me autobusë nga rrethet, duke treguar se nuk ka as militantë që ti venë pas, ndryshe nga LSI-ja që megjithëse mund të kishte më pak në protestën e saj, por të paktën i kishte anëtarë, simpatizantë e militantë, të pa joshur me lekë apo me xhiro turistike me autobusë”, mësohet të ketë shprehur zemërimin e tij për PS-ën Bashkim Fino, duke tentuar “të prenotojë” edhe ndonjë vend të mundshëm në listën e LSI-së.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›