Gjata: “Më mirë vonë sesa kurrë”
Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Çlirim Gjata, ka përshëndetur dje vendimin e Prokurorisë së Vlorës për të dërguar për gjykim 18 komisionerë, të cilët akuzohen për veprën penale të falsifikimit të dokumentacionit zgjedhor, gjatë zgjedhjeve lokale të 18 shkurtit 2007. Lajmi ka qenë aq i papritur për Gjatën, sa ai nuk e ka fshehur habinë. Komisioni Qendror Zgjedhor ka kërkuar ndjekje penale apo ka marrë masë ndaj 65 komisionerëve të ndryshëm, në zgjedhjet lokale të 18 shkurtit dhe në zgjedhjet e pjesshme më pas. Për pjesën dërrmuese të tyre, prokuroria deri më sot nuk ka ndërmarrë asnjë vendim. Gjata është shprehur se “më mirë vonë sesa kurrë. Po të ishin marrë masa në kohë, do të kishin shërbyer si parandalim për shkelje të tjera në përsëritjen e zgjedhjeve apo në zgjedhjet e pjesshme. Nxjerrja në gjyq e këtyre komisionerëve nuk është e mjaftueshme për të parandaluar shkeljet e zgjedhjeve të ardhshme, por besoj se një ndikim do ta ketë”, - përfundoi kryetari i KQZ.
Ky lajm është publikuar: 05/08/2008