E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama do ndodhi e papelqyeshme fature e qeverise se Saliut

/ /

Sipas tij nese ndodh gje pergjegjesia do te jete e qeverise. Rama sheh si zgjidhje shpalljen e zgjedhjeve te parakohshme.
Ambasada amerikane kerkon nje demonstrim paqesor te opozites dhe flet me shqetesim per gjuhen e ashper te disa politikaneve ditet e fundit qe kane ndezur atmosferen politike kerkon vetepermbajtje te politikes dhe inkurajon policine ne punen e saj. Cili eshte komenti juaj per kete deklarate 
Ambasada thote se shqiptaret meritojne me shume se kaq. Duke ndare shqetesimin e deklarates deshiroj te kujtoj se sot eshte 50 vjetori i fjalimit historik te nje amerikani te madh te Presidentit Kenedi kur tha se mos pyet se cka bere atdheu yt per ty por shiko se cmund te besh ti per atdheun tend. Kete e them ne respekt te thelle te nje figure historike qe ka luajtur nje rol te vecante ne formimin tim politik.
Keni bere nje ndryshim ne fjalorin tuaj politik nga proteste keni kaluar ne demonstrate. Cili eshte ndryshimi mes tyre
Une kam shprehur nje shqetesim qe e kam ndare hapur me zemer ne dore me opinionin publik pasi besoj se Shqiperia sot perjeton nje moment shume dramatik ku te gjitha institucionet kane rene duke filluar tek zgjedhjet dhe duke mbaruar tek drejtesia. Opozita ka mbetur e fundmja gje qe ekziston midis nje regjimi kusaresh dhe matrapazesh dhe popullit. Jemi ne kufirin fundor te mundesive te politikes per te trajtuar dhe zgjidhur probleme pasi te gjitha ekuilibrat jane asgjesuar nga kapja e shtetit dhe venia e tij ne funksion te interesave private te ketij pushteti dhe kusareve te tij. Opozita mbetet mburoja e fundit qe qeveria ka perballe popullit.
Ka pasur sugjerime per skenare tuniziane zoti Ngjela zoti Gjinushi
Une jam ketu per tu pergjigjur si kreu i PS partia me e madhe ne vend dhe jo per te komentuar qasje apo batuta te aleateve qe eshte ne te drejten e tij ne nje front qe nuk eshte kazerme por nje bashkim dhe fuqi e larmishme nga e majta ne te djathte qe perfaqeson sot Shqiperine e zemeruar ne nje gjendje rreziku qe i kanoset cdo ore e me shume. Nuk behet fjale nese do te kete dhune apo jo nga ana e opozites kjo eshte teresisht e perjashtuar. Ketu behet fjale nese do ta jape apo jo doreheqjen qeveria nese do te qendroje ose jo ne kembe koalicioni i turpit i cili qelb perdite si nje kerme gjithe jeten e vendit dhe a do te kete nje zgjidhje politike kjo krize politike qe smund te zgjidhet vecse me mjete dhe rruge politike sipas kendveshtrimit tone.
Si mund te rrezohet qeveria kur ju i keni provuar ne menyre te perseritur keto mjete
Personalisht nuk shoh asgje te perbashket mes gjuhes se perdorur prej meje dhe asaj te kryeministrit. Ka dy gjuhe te ndryshme nje gjuhe qe mbart gjithe ngarkesen shume te rende qe mbart gjithe problematiken qe ka shoqeria shqiptare e cila eshte gjuha jone dhe ka nje gjuhe qe mbart te gjithe rrugacerine e ketij pushteti qe sot nuk eshte i akuzuar prej nesh se ka vjedhur zgjedhjet per te vjedhur Shqiperine por eshte i akuzuar nga i tere opinioni publik me ze dhe figure ate cka ne themi prej dy vjetesh.
fare do ndryshoje protesta e neserme
Dua te perseris se te njejten gje kane bere dhe popujt qe kane rezistuar per vite e dekada ndaj regjimeve dhe juntave fashiste e regjimeve te korruptuara. Keshtu qe fakti qe eshte e njejta proteste ne nuk na heq asgje nga kerkesa jone per drejtesi perkundrazi na nderon.
Ku e shikoni ju junten pasi kemi nje televizion qe pas publikimit te nje kasete shkaktoi doreheqjen e zv.kryeministrit nuk kemi asnje te burgosur politik..
Fakti qe ne bejme te njejten gje qe prej dy vjetesh nuk do te thote se ne kembengulim ne nje te drejte te drejten e votes pas se ciles ke humbur te gjithe tw drejtat e tjera demokratike. Keta popuj qe kane luftuar per dekada ne fund te perpjekjes se tyre kane fituar tw drejten e tyre. Dhe tek ne zgjatja ne kohe e protestes sone nuk tregon pafuqine tone por se ne kemi vullnetin dhe kembenguljen qe i qendrojme atyre parimeve dhe te drejtave qe perfaqesojme per ti bere ato pjese te kesaj demokracie. Dhe ne protestat e tjera keshtu kane thene perfaqesuesit e maxhorances se opozita do te perdore dhune etj. Madje kane informuar dhe faktorin nderkombetar se do te kete dhune nga ana e opozites.  
Ndryshe nga heret e tjera ju nuk po e kundershtoni mundesine e dhunes ne demonstrate por po e lini te lire turmen..
Ne me ze dhe figure e kemi refuzuar dhunen si mjet dhe kemi nenvizuar se nuk e promovojme dhunen si mjet te zgjidhjes se gjerave nuk e kemi promovuar dhunen. Nuk kemi ne perfytyrimin tone dhunen dhe marrjen e pushtetit me dhune. Ne kemi shtruar nje problem qe eshte shume i madh per vendin qe ketu nuk ka mbetur me asgje mes popullit dhe kesaj qeverie kusaresh dhe matrapazesh qe jane zene me presh ne duar ne syte dhe veshet e opinionit publik. Qe do te thote se ky popull mund ta tejkaloje opoziten mund te mos e degjoje opoziten populli mund te beje ate qe ben dhe kete e tregon e gjithe historia e jetes njerezore gjate persosjes se demokracise dhe qe e ka vetem populli si liri dhe te drejte kushtetuese dhe historike. Persa kohe ne jemi ne kete pike dhe ne kete pozicion ne nuk shohim mundesi qe te ushtrohet dhune por njekohesisht ne ngrejme nje shqetesim gjithnje e me te madh qe popullin e provokon Saliu dhe qeveria. SHBA e larguan nga zyra nje president te madh dhe burre shteti ne nje moment dramatik te luftes se ftohte pse genjeu. Jo pse shtypi zbuloi nje skandal pergjimesh te opozites por pse genjeu dhe yshti ne genjeshter disa bashkepunetore te tij. Po si e larguan E larguan permes institucioneve permes Kongresit dhe Senatit sepse ne ate demokraci institucionet ishin funksionale. Sot me thoni nje institucion qe nuk eshte i gjunjezuar apo i rrezuar Ketu te gjithe institucionet shteterore jane te rrezuara. Parlamenti ka marre fund shfaqet ne permasat me te turpshme dhe me poshteruese. shte ai kryeminister qe provokon popullin qe mund te dale jashte kontrollit dhe jo opozita. 
Ju thoni se demonstrata nuk eshte e juaja por e popullit por nese kjo demonstrate sjell rezultat kush duhet ti marre frytet e kesaj beteje
Nuk jane qellimet tona politike qe na nxjerrin ne ne demonstrate. Ketu nuk behet fjale per qellime politike qe mund te realizohen permes saj ne nuk dalim per te marre pushtetin si pasoje e zemerimit te atyre qe do dalin ne demonstrate apo dhe atyre qe nuk do te dalin. Ne po dalim ne demonstrate si pjese e nje shoqerie qe smund te vidhet ne vote dhe ne pasuri dhe ne fund fare te tallet si te ishte nje budalla ti thuhet qorr shurdh budalla kjo qe sheh nuk eshte ajo qe she kjo degjon nuk eshte ajo qe degjon por eshte montazh. Ketu nuk eshte me raporti qeveri opozite por raporti qeveri popull.
Nese eshte keshtu perse lajmerohet populli tre dite rresht
Ne sot dalim ne demonstrate si pjese e popullit per te qene ne krah me popullin dhe jo si heret e tjera qe kemi pasur kerkesat tona per transparence dhe qe Saliu i dogji ato qe duheshin per te nxjerre te verteten. Frytet e tejkalimit te opozites nga populli ne radhe te pare jane te hidhura sepse kane nje fatute te larte per te gjithe dhe nje fature qe ky popull e ka pare. Qe te mos perseritet historia ne kerkojme nje zgjidhje politike. Ne kerkojme qe Saliu te ulet ne tryeze te jape nje zgjidhje te re duke zhvilluar zgjedhje te reja per te rifilluar aty ku eshte nderprere filli i procesit demokratik dhe per ti dhene fund nje koalicioni qe nuk rri dot ne kembe me.
Zoti Rama ju jeni akuzuar nga maxhoranca si regjizori i kasetes. Cila eshte lidhja juaj me kete kasete
Godina eshte e Saliut ministrat jane te Saliut dhe videon e kam bere une. Kjo eshte cmenduri.
Prej sa kohesh keni dijeni per kete kasete
Dritan Prifti me kerkoi nje takim mua dhe kryetarin e grupit parlamentar ku ai na informoi arsyet pse nuk e shihte me veten ne kampin e qeverise dhe njekohesisht per vullnetin qe te nise nje beteje per te bere transparente cka ai na tha se dispononte pa na dhene detaje por duke na vene ne dukje vendosmerine ne nje beteje qe sipas tij e konsideronte shume te rrezikshme per familjen dhe per sigurine e jetes se tij dhe familjes se tij. Ne e kemi degjuar e kemi inkurajuar duke i shprehur mbeshtetje per nje beteje te tille nese ato qe ai na thoshte ishin te verteta dhe nese ai do ti ballafaqonte keto te verteta me opinionin publik.
A do jete neser zoti Prifti ne demonstrate
Kete pyetje duhet tia beni zotit Prifti.
A ka nje afrim te tij drejt PS pasi te mos harrojme ai ka adresuar akuza te renda ndaj jush. A meriton nje pergezim zoti Prifti
As deklaratat e shkuara teresisht politike ne kuadrin e nje kulture te caktuar politike qe do ta quaja kultura e LSI-se dhe ne kushtet e rreshtimit sic ishte ai kur beheshin ato deklarata dhe as komplimentat e tij sot nuk kane per mua asnje rendesi nderkohe qe jemi para nje fakti dhe nje procesi te iniciuar prej Dritan Priftit qe meriton pa asnje rezerve pergezim sepse eshte nje proces i cili ndihmon shoqerine te kuptoje shumecka mund te jete me e veshtire per te kuptuar ne batakun ku e ka zhytur Saliu politiken ku behet nje lufte primitive rrugacerore per ti bere te gjithe njelloj si te korruptuar dhe kusare.
Ju po terhiqeni nga akuzat tuaja per pasurine e zotit Prifti
Nuk fola per deklaratat tona ne raport me zotin Prifti si minister pasi ne u jemi drejtuar organeve perkatese. Folem per deklaratat e zotit Prifti ndaj meje. Zoti Prifti nuk eshte me minister dhe tani eshte i rreshtuar ne kampin opozitar. Per mua ka rendesi ajo qe zoti Prifti po ben tani.
Ne keto kushte a do te kemi zgjedhje lokale
Do largojme Saliun ose Saliu do te pranoje nje zgjidhje politike sepse smund te kapercesh te vdekurit sic kapercehen pas nje beteje te renet pas gjithe ketyre zullumeve qe ka bere qeveria e tij ndaj nje populli te tere.
A keni ndonje oferte politike nese pala tjeter pranon te negocioje me ju fare do te ndodhe ne 22 janar
Se pari te gjitha leshimet tona kane qene nen frymen europiane qe ne misherojme te nje politike qe kerkon zgjidhje. Fakti qe Saliu nuk i pranoi kerkesat tona nuk tregon se ne jemi te dobet por eshte se Saliu ka vjedhur zgjedhjet dhe nuk ka vullnet te beje transparence. Zgjidhja eshte e thjeshte. Qeveria ne nje sistem si ky largohet e detyruar nga pamundesia per te menaxhuar asgje. Flasim per nje qeveri si kjo qe nuk eshte qeveri eshte nje bande matrapazesh. Ajo qe ne propozojme eshte e thjeshte. Saliu duhet te hape rruge per nje qeveri cilado. Te gjitha opsionet ne jemi te hapur ti diskutojme per menyren me te mire. Zgjedhjet e reja duhet te bashkojne vullnetet e te gjithe shqiptareve. Pse ne duhet te vrasim mendjen se cmund te ndodhe dhe pse duhet te ndodhe. Saliu i cili ka pergjegjesine kryesore per gjithcka qe mund te ndodhe te jemi te qarte ketu ve ne dispozicion te zgjidhjes vullnetin e tij duke hapur rrugen per nje qeveri cfaredo..
Ai tha qe nuk hap rruge...
Une po flas ketu per forcen e arsyes se ku te con arsyeja e forces Saliu kete e ka provuar dhe cuditerisht nuk ka mesuar gje mesa duket. E kapen njehere ne flagrance me Suden jo tha seshte keshtu dhe i ra ne drejtim te kundert nga rruga e arsyes dhe e pa ku shkoi. Tani e kapen ne flagrance me Ilir Meten dhe te thote jo seshte keshtu dhe ka filluar te shkoje ne rrugen e kundert te arsyes. Ne jemi shpreseplote se shume gjera kane ndryshuar dhe se jemi ne kushte te tjera. Mbi te gjitha ne jemi ketu te tregojme se kush eshte rruga e arsyes e cila eshte nje zgjidhje e re dhe ketu ska te beje fare me burrerira kreshnikerira qe del dhe manifeston nje force qe nuk e ka. I tregon opozites dhembet ne nje kohe qe duhet ti tregoje opozites dhe popullit se eshte i pergjegjshem para popullit. Qeveria eshte katandisur ne nje cete qe ben vetem punet e bllokut dhe ben emisione se si sterviten qente e forcave speciale. Perse Nje qeveri te katandisur ne kete derexhe mund ta mbrojne qente e Lulit aq sa mbrojten qente e Ramizit monumentin e e Enverit.
Pervec qenve policia ka deklaruar se do te filmoje te gjithe demonstraten me kamera para dhe pas saj. Cili eshte mesazhi juaj
Nuk ka polic ne Shqiperi qe ti sherbeje symbyllur Saliut se nuk ka shqiptar qe nuk e ka kuptuar se mban ne kurriz nje zgjedhe kusaresh. Rreziku vjen nga individe te caktuar nga drejtues te policise te cilet kane ne fakt disa dite qe provojne qytetaret opoziten kur flasin per ndeshkime. Puna e Saliut dhe e Lules qe ka ne xhep eshte te garantoje neser gjithcka u duhet demonstruesve cdo ndodhi e papelqyeshme neser eshte fature e qeverise dhe e Saliut ne vecanti. Une u bej thirrje qytetareve te dalin ne demonstrate nese nuk pajtohen me sjelljen e ketij pushteti i cili i provokon i tall sepse neser do jete teper vone. Policise se Shtetit i them se nuk ka nevoje per asnje mase te jashtezakonshme nese nuk ka infiltrime apo provokime nga ana e qeverise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›