E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodhën kabllo, tre të mitur nën hetim

Kabllot elektrike pre e hajdutëve në Rrethin e Krujës, tre të mitur nën hetim. Dy nxënës të shkollës 9-vjeçare të Thumanës, përkatësisht 16 dhe 13 vjeç janë proceduar penalisht, pasi dyshohet të jenë autorët e vjedhjes së një sasie kablloje në stacionin e pompave të ujit në Thumanë të Krujës. Nën akuzë janë vënë K.L., nga Thumana dhe A.S., nga Bushneshi. Vlera e kabllos së vjedhur nuk i kalon 10 mijë lekët e reja, po dëmi ka qenë i madh për komunitetin e zonës. Ndërkaq, blutë e Fushë-Krujës kanë ndaluar një 15-vjeçar nga ky qytet, pasi është dënuar nga gjykata e Tiranës me 5 muaj e 3 ditë për vjedhje në bashkëpunim. 15-vjeçari, në dhjetor të vitit të kaluar bashkë me dy shtetas të tjerë, Fatos Dukën dhe Lek Bibën, ishte kapur duke vjedhur një kabinë elektrike në Krujë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›