E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Hap kutitë ose largohu", nis protesta e PS para Kuvendit

TIRANE- Partia Socialiste kërkon sot përpara selisë së Kuvendit hapjen e kutive të votimit nga kryeministri Sali Berisha dhe largimin e tij. Në protestën e fundit për këtë vit, opozita është ndalur në kryeqytet pas një turi një javor të nisur nga qyteti i Durrësit. Reagimi i sotëm nuk pritet të ketë ndonjë gjë ndryshe nga mitingjet e zhvilluara nëpër rrethe. Veçse, dje në selinë e PS-së mbërritën disa postera të rinj, ku kryeministri Sali Berisha shfaqej si babagjyshi i Vitit të Ri, por me kostum blu dhe jo të kuq. Në njërin krah ai mban një thes të mbushur plot me para ku shkruhet “Korrupsion” dhe në krahun tjetër ai mban një thes bosh, ku shkruhet “Rroga e shpërblime. Bosh”. (vazhdon)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›