Vllaznia shkatërron Tiranën e fiton Kupën
Vllaznia ka mundur në finalen e djeshme në “Ruzhdi Bizhuta” të Elbasanit, ekipin e Tiranës me rezultatin 2-0, duke siguruar kështu trofeun e Kupës së Shqipërisë e gjithashtu, biletën për në Kupat e Evropës.
Një fitore e pastër dhe mëse e merituar, ajo që kuqeblutë arritën të shënonin dje përballë Tiranës, jo vetëm të shkurorëzuar, por edhe më të shpërfytyruar se kurrë më parë. Kanë qenë pikërisht Gilman Lika e Xhevair Sukaj, autorët e dy golave në fitoren e shkodranëve, të cilët pas plot 21 vjetësh kanë rikthyer mbrëmë në Shkodër trofeun e Kupës së Shqipërisë, që në historinë e skuadrës së Vllaznisë është i gjashti. Një triumf e lavdi, që për kuqeblutë është akoma e më i madh, teksa kreu i pankinës, trajneri Dervish Haxhiosmanoviç, ka koleksionuar trofeun e tij të dytë me ekipin shkodran, pasi më parë në sezonin 2000-01 kishte fituar titullin Kampion. Vllaznia dje ka arritur të fitojë e të bëjë për vete Kupën e Shqipërisë, edhe pse në mungesë të bomberit dhe veteranit të sulmit shkodran, Vioresin Sinani, i dëmtuar para pak ditësh. Nga ana tjetër, Tirana më e shëmtuar se kurrë ka kurorëzuar në mënyrën më të turpshme një sezon të dështuar. Një faturë që djeg akoma dhe më shumë se humbja e dy trofeve është vetëpërjashtimi nga Kupat e Evropës.
Sherri i bardhebluve
Gjithçkaje të gatuar gjatë 45 minutave të para, që janë mbyllur me një disavantazh prej dy golash, Tirana ia ka vënë vulën në dhomat e zhveshjes në pushimin midis dy pjesëve. Aty ku çdo gjë ka degjeneruar në sherr. Në përpjekje për të synuar minimumi barazimin e rezultatit, Mema ka menduar të kryejë zëvendësimet e Sinës dhe Duros, me Hajdarin e Arapin, të ngritur për nxehje që çerek ore përpara fundit të pjesës së parë. Vendim të cilin, kreu i pankinës bardheblu ia ka komunikuar lojtarëve në dhomat e zhveshjes. Bëhet e ditur se masa e marrë nga Mema ka ngjallur vetëm reagimin e fantazistit, Klodian Duros. Ky i fundit ka dashur të dijë arsyen e zëvendësimit, por ende pa mbaruar mirë diskutimi mes futbollistit e trajnerit, në dhomën e zhveshjes kanë hyrë donatorët bardheblu të kryesuar nga i dorëhequri Refik Halili. Ish-donatori, i irrituar ka kërkuar në mënyrë imediate largimin e Duros, Sinës e Vrapit. Një kërkesë kjo e Halilit, që përtej absurditetit fillestar, më pas është shoqëruar edhe me komente të rënda e deri në akuza për shitje ndeshjeje nga lojtarët. Kërkesa e fjalë të rënda këto të donatorit të dorëhequr, që kanë gjetur reagimin e Duros, i cili nuk ka dashur kurrsesi t’i nënshtrohet akuzave të pabaza. Konflikti mes dy palëve ka qenë aq i ndezur sa që ka degjeneruar deri në kontakte fizike të shuara falë ndërhyrjes të pjesës tjetër të ekipit.