E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli pret triumfuesit në Kuvend

Vetëm pak orë pas triumfit në Kupë ndaj Tiranës, ekipi i Vllaznisë ka qenë mysafir te Kryetarja e Parlamentit Shqiptar, Zonja Jozefina Topalli.

Presidenti i klubit shkodran, Valter Fushaj, stafi teknik i skuadrës dhe futbollistët janë pritur në mbrëmje nga kryeparlamentarja Topalli, me të cilën kanë ndarë gëzimin e fitimit të këtij trofeu të rëndësishëm të futbollit shqiptar. Zonja Topalli e ka uruar ekipin shkodran për suksesin e arritur të mërkurën pasdite, duke theksuar se gëzimin e fitimit të këtij trofeu e ka përjetuar i gjithë qyteti i Shkodrës. Vllaznia ka mundur Tiranën me rezultatin 2-0, në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën, falë dy golave të shënuar në pjesën e parë. Trofeu i Kupës rikthehet kështu në Shkodër pas afro dy dekadash dhe kryeparlamentarja Topalli e ka falënderuar të gjithë ekipin dhe drejtuesit e klubit kuqeblu, për kënaqësinë që ka sjellë fitimi i këtij trofeu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›