E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama e injoron: S’e dëgjova as në fjalimin e Asamblesë

15-07-2011 / Gazeta 55

Arben Malaj prezanton në Shkodër platformën për modernizimin e PS-së

Anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste, siç edhe paralajmëroi pak ditë më parë, ka nisur turin e prezantimit të platformës së tij, për modernizmin e PS-së. Malaj ka zhvilluar dje një takim me studentë dhe të rinj të Shkodrës, me të cilët ka diskutuar rreth situatës aktuale politike në vend dhe zhvillimeve të mëtejshme. Ai është ndalur në këtë bashkëbisedim së pari tek kriza politike që po kalon vendi nga 2009, e që sipas tij u përforcua në vitin 2011.
Malaj shtoi se Shqipëria me këtë krizë e ka te vështirë qeverisjen dhe se në tetor rrezikon të humbasë për të dytën herë statusin e vendit kandidat. Problem tjetër për të është edhe sistemi elektoral, që sipas tij ka rritur diferencën mes të zgjedhurve dhe votuesve. Duke u ndalur tek vetë partia e tij, ajo Socialiste, deputeti Malaj thekson se kjo forcë duhet të jetë parti institucionale parlamentare dhe është vetëm Kuvendi vendi ku ajo duhet të zhvillojë aksionin e saj politik.
Më tej, socialisti Arben Malaj, ka theksuar në përgjigje të pyetjeve të të pranishmëve në këtë takim, se PS-ja si forcë në opozitë duhet të krijojë një model të mirë. Ai ka kritikuar edhe listat e mbyllura të partive që po sjellin emra të përfaqësimeve sipërfaqësore. Debatet brenda PS-së, Malaj nuk i sheh si shkaktarë të qënies në opozitë të forcës së tij, por përkundrazi, i vlerëson pozitive për përmirësim. Takime të tilla ai do të zhvillojë në disa qytete kryesore të vendit.
Ndërkaq, Edi Rama në intervistën televizive mbrëmë në “Top Story”, e ka konsideruar spekulative nismën e Malajt, duke theksuar se kjo s’përbën interes. Rama ka thënë se s’ka ndërmend t’i kushtojë rëndësi platformës së Arben Malajt, duke shtuar se s’e kishte dëgjuar as në fjalimin që mbajti në punimet e Asamblesë Kombëtare të PS, dy javë më parë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›