“Rama e ka lënë Tiranën jetime, po merret me PS”
Kryetari i Bashkisë e ka lënë Tiranën jetime, pasi po merret vetëm me partinë.
Kjo është deklarata e radhës e Kryeministrit Berisha për liderin e opozitës, në një prej inaugurimeve në kryeqytet. Berisha tha se zgjidhja e trafikut për Tiranën është ndërtimi i Unazës së Madhe, për ndërtimin e së cilës ai shprehu vendosmërinë e qeverisë për të bashkëpunuar me qeverinë vendore. "Natyrisht, zgjidhja e trafikut të qytetit është Unaza, për të cilën mbetem shumë i vendosur të bashkëpunoj me qeverinë vendore në mënyrë që të lehtësojmë Tiranën nga trafiku sepse ka mbetur realisht jetime. Nuk mund të pranoj unë një kryeqytet jetim. Kryetari po merret me partinë dhe jo me Bashkinë", u shpreh Kryeministri. Kreu i qeverisë inauguroi dje përfundimin e punimeve në segmentin e rrugës nacionale në Sauk, me një gjatësi 1.4 km, gjerësi 11 m, investim i buxhetit të shtetit me vlerë 1.3 milionë euro. Rruga është përshtatur sipas standardeve më të larta me korsi parkimi, trotuare, ndriçim dhe rehabilitim së të gjithë rrjetit inxhinierik të ujërave të bardha. Por teksa ka folur për gazetarët lidhur me rëndësinë e kësaj rruge, Berisha nuk ka lënë pa përmendur edhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, njëherësh kundërshtarin e tij politik të PS-së. Ndërkohë që inaugurimin e rrugës së Saukut, pjesë e zonës elektorale të Ylli Pangos, Berisha e cilësoi si një tjetër premtim të mbajtur të qeverisë që do të lehtësojë në mënyrë të ndjeshme qarkullimin për qytetarët e zonës së Saukut, Farkës dhe Elbasanit. "Ky është një zotim tjetër i mbajtur me një vlerë prej 1.3 milionë euro. Një deformim i madh kishte ndodhur në këtë rrugë. U bë një ndërhyrje, e kushtueshme, por e domosdoshme, e cila është shoqëruar me zgjerim, me sistemim, me trotuare, me ndriçim dhe ka lehtësuar në mënyrë të ndjeshme komunikacionin e kësaj zone, të Elbasanit, të Farkës dhe më tutje", u shpreh Kryeministri Berisha.