E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama e përfundon fushatën në kotec

07-05-2011 / Gazeta 55

Dëshpërim e braktisje tek kampi i ylberistëve. Në mënyrë të paprecedentë, për t’iu shmangur krahasimit dhe humbjes së sigurt, Edvini e privon PS-në nga mitingu final elektoral dhe i tufëzon kandidatët e mashtruar në një sallë të mbyllur

Mitingu final i Partisë Socialiste dhe koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, ndonëse ishte parashikuar për në bulevardin qendror “Dëshmorët e Kombit”, ndodhi ajo që s’pritej, duke u katandisur në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, në Laprakë.
Sipas parashikimeve, dyshohej për një pjesëmarrje të ulët në miting dhe si i tillë, ai nuk mund të zhvillohej në bulevard, edhe pse ngushtësia që e karakterizon segmentin kryesor rrugor të kryeqytetit nuk të lë përshtypjen e pjesëmarrjes së vogël, apo modeste. Por Edi Rama s’ka dashur kurrsesi që të marrë përsipër barrën e braktisjes elektorale, apo më keq akoma braktisjen e simpatizantëve të partisë, të cilët në të vërtetë, që nga koha e Nanos, nuk është se po ia ndjejnë shumë efektin mitingjeve të “rrugës së vetme”.
Mbyllja e fushatës elektorale të Partisë Socialiste dhe koalicionit të saj “Aleanca për të Ardhmen”, për më keq akoma me një slogan që shumë mediume analitike e ironizuan si rrugë qorrsokak, si rrugë që shqiptarëve iu kujton rrugën e propaganduar nga Partia e Punës dhe librat e Enverit, pa harruar Historinë e Partisë dhe Marksizëm/Leninizëm, ngjasonte mbi të gjitha si spostim nga beteja e vërtetë elektorale dhe zënia vend një ngushtësi, më keq akoma se bulevardi i ngushtë, duke u katandisur te “Asllan Rusi”, kapaciteti i të cilit në rastin më të mirë nuk i kalon 2 000 persona.
Kjo ishte mbyllja e fushatës së Edi Ramës, një miting që e futi PS-në në ‘kotec’- treguesi më i mirë se si do jetë rezultati elektoral për Edi Ramën dhe të përzgjedhurit e tij.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›