E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama ftesë LSI për bashkim me PS

05/06/2005  100 kandidatët e Partisë Socialiste hapin fushatën elektorale në Pallatin e Sportin Asllan Rusi

Nano sulm kreut të PD Berisha, mënjanohen akuzat kundër Ilir Metës

Kryetari i bashkisë të Tiranës, Edi Rama, i ka kërkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim që të bashkohet me Partinë Socialiste për të siguruar fitoren e thellë përballë opozitës. Por në mitingun e zhvilluar me rastin e fillimit zyrtar të fushatës elektorale ndryshe nga Rama, kreu i PS Fatos Nano ka qenë kritik ndaj LSI-së. Ndërsa gjatë fjalës së Ramës është vënë re dhe përplasja e rradhës. Salla e pallatit të sportit Asllan Rusi ka qenë gati e boshatisur kur ka mbajtur fjalën e tij kreu i bashkisë, Rama.

Ftesa

Në mesazhin e tij Nano ka sulmuar kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke i kërkuar këtij të fundit të largohet nga politika. Duke i kërkuar votën qytetarve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë kreu i PS-së i është drejtuar elektotarit që të bëjnë krahasimin mes tij dhe Berishës. Gjithashtu nga kreu i ekzekutivit shqiptar zgjedhjet e 3 korrikut janë cilësuar si momenti kyç që do të përcaktojë një herë e përgjithmonë fatin integrues të Shqipërisë. Në mitingun e prezantimit të 12 kandidatëve të Tiranës nuk kanë munduar mesazhet nga kandidatët për deputet.

Sfida

Kreu i PS-së Fatos Nano i është drejtuar në distancë kreut të PD-së Sali Berisha, për të parë në terren ndryshimin. “z. Berisha! Kërkoj për një moment të më shohësh në sy!

Po të drejtohem sot bashkë me gjithë këta miq nga e gjithë Tirana, nga veriu dhe nga jugu i mbarë Shqipërisë, me gjithë këta burra dhe gra, të rinj e të moshuar njerëz të mirë dhe të dhembshur, edhe në hallin e tyre, njerëz që nën regjimin tënd janë ndjerë si të ishin qytetarë të një vendi të pushtuar! Z. Berisha! Ti duhet t’i lesh këta njerëz në paqen e tyre. Mos guxo të mendosh më se do te kthehesh prapë për t’u marrë atyre lirinë, pronën, jetën, familjen dhe shpresën“, tha Nano.

Premtimet

Duke i kërkuar votën për Partinë Socialiste dhe kandidatët e saj në të gjithë vendin Nano i ka premtuar shqiptarve se kjo votë do të jetë për të vijuar rrugëtimin drejt Brukselit, dhe familjes së madhe europiane. “Në 4 Korrik paqja e pakthyeshme sociale çimentohet. Hapësirat e lirisë nuk do të cënohen. Shkollat, spitalet, dyqanet, rrugët, ndërmarrjet, plazhet do funksionojnë njëlloj dhe më mirë. Rendi publik do të mbetet i garantuar dhe lëvizjet edhe me të lira. Taksat e ulura dhe faturat modeste do të vazhdojnë të paguhen normalisht. Pensionistët do të vazhdojne ritualin e tyre të shëtitjes me nipër e mbesa. Parqet e lodrave do të vazhdojnë të gumëzhijnë nga fëmijet“, tha Nano. Gjithashtu kreu i ekzekutivit i ka kërkuar votat elektoratit për “ të realizuar programet që dyfishojnë pagat, që shtojnë 100 mijë vende pune, që mundësojnë thithjen e 1 miliardë dollarëve në vit nga turizmi, që rrisin me 40 % të ardhurat e fermerëve, që hapin përfundimisht dyert e dijes për të gjithë të rinjtë që aspirojnë tempullin e dijes, Universitetet“.

Unë të ftoj z. Berisha të ecësh në këmbë në Tiranë për të shijuar atë që ti sot nuk e kupton fare. Unë të ftoj të shkosh në parqe, të ulesh në bordura, t’i japësh makinës si njeri i lirë, të pish një kafe, të lexosh gazetën në trotuaret e pastër, të vraposh dhe të jetosh i lirë, si gjithë të tjerët!. Ti sot je jashtë jetës! Ti gjallon këtu por nuk jeton midis njerëzve!

Kërkoju grimiereve të tu, sado që të të kushtojnë, të të nxjerrin një ditë xhiro nëpër kryeqytet. Dil dhe njëherë andej nga blloku se ke 20 vjet pa e parë. Jam i bindur që të gjithë njerëzit do të ta thonë pikerisht atë që po të them unë sot; Ik zotëri. Na lër të ecim drejt Europës, të lirë.

Po ta them këtë sepse unë dhe Ne jemi krejtësisht të ndryshëm nga ty. Unë dhe Ne i kemi kaluar të gjitha provat e jetës dhe tranzicionit, dhe ti e di mirë këtë gjë. Dhe prandaj mua dhe Ne nuk na mungon respekti i mbarë popullit. Vetëm pa ty z. Berisha garantohet e ardhmja!

Ne duhet të ecim përpara për të kapërcyer njëherë e mirë dyert e hapura të Evropës dhe për t’u rikthyer në familjen që meritojmë mes kombeve dhe shteteve moderne. Nuk ka tjetër alternativë të besueshme. Të tjerët, le ta quajnë ndryshim, punësimin përfshirjen në borderotë e PD-së apo LSI-së

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›