E Hënë, 2 Nëntor 2026

KQZ miraton formulën e financimit të fushatës

05/06/2005  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar dje partitë parlamentare, të cilat kanë nga një deputet në Kuvend. Në këtë mënyrë është vepruar dhe me katër deputetët, të cilët kanë ndërruar parti në momentin e fundit, duke u regjistruar në emër të një partie të vogël. Kështu, Edi Paloka ka ardhur në ndihmë të Ballit Kombëtar Demokrat, Kristo Goxhi në emër të konservatorëve, gjithashtu KQZ ka diskutuar dje që financimet, që do të marrin deputetët prej individëve të ndryshëm, duhet të kalojnë patjetër prej Bankës. Ky është cilësuar si një kusht tepër i nevojshëm, pasi në përfundim të zgjedhjeve KQZ do të bëjë një llogari se sa ka kushtuar fushata e një deputeti. Në rast se shpenzimet kanë qenë më të larta nga sa deklarohet prej kandidatit, për të do të nisë një proces penal. Nga ana tjetër, mësohet se KQZ ka zbuluar 14 parti politike, të cilat kanë paraqitur firma falso të mbështetësve të tyre. Sipas ligjit, partitë joparlamentare duhet të paraqesin 7000 firma.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›