Këshilli Rinor akuzon "Mjaft" për thyerjen e një zyre

05/06/2005 Veliaj: "Mirë që ngordhi kali por nuk të lënë as mizat"
Debati për sondazhin e paraqitur prej lëvizjes "Mjaft", mbi zgjedhjet në Shqipëri, tashmë është futur në një rrjedhë të paparashikueshme. Dje, Këshilli Rinor Shqiptar ka akuzuar përfaqësues të "Mjaft" se kanë ushtruar dhunë mbi këtë Këshill. Kjo sepse përfaqësuesit e tij me anë të një proteste të zhvilluar pranë sheshit "Avni Rustemi", në Tiranë, kanë kërkuar ndalimin e manipulimit të sondazheve elektorale, për përfitime abuzive. Në një konferencë për shtypin, Altin Goxhaj është shprehur se përfaqësues të "Mjaft" kanë thyer godinën e informacionit të Këshillit Rinor, që është në zonën e bllokut. Këtë veprim Goxhaj e ka cilësuar të ulët, duke kërkuar zgjidhjen e çështjes. Sipas Këshillit Rinor, nuk është e ndershme që shqiptarëve t'u paraqitet një sondazh i manipuluar, pasi ai do të ndikonte negativisht në zhvillimin e zgjedhjeve.
Reagimi
Në një prononcim të dhënë për "Metropol", kreu i Lëvizjes "Mjaft", Erion Veliaj, është shprehur se nuk ia vlen që të merresh me të tilla qëndrime, duke e hedhur poshtë akuzën. Me batutën "mirë që na ngordhi gomari, por nuk na lënë as mizat", Veliaj ka ironizuar deklaratën e dhënë nga Këshilli Rinor Shqiptar. Vetëm dy ditë më parë, Veliaj ka hedhur poshtë dhe akuzat për abuzimin me emrin e organizatës Gallup Organization, duke thënë se në të gjitha rastet "Mjaft" është shprehur se sondazhi do të ndërmerret në bashkëpunim me organizatën Gallup International.
Përplasja
Gjatë orëve të drekës, anëtarë të Këshillit Rinor janë vendosur në një nga tregjet e Tiranës, ku në një tryezë kanë vendosur disa pako gjalpë, mbi të cilat thuhej "një për qind, 1 milion lekë". Në këtë mënyrë është ironizuar debati i hapur më së fundi mbi sondazhin parazgjedhor të ndërmarrë prej "Mjaft" në bashkëpunim me Gallup International. Akuza ndaj "Mjaft", sipas organizatorëve të protestës vjen nga fakti se me forumin rinor socialist, me forumin rinor, demokrat dhe me forumin rinor të LSI-së, Këshilli Rinor ka marrëdhënie mjaft të mira. Ndërsa është parë i çuditshëm fakti se menjëherë pas protestës ndaj "Mjaft" është thyer xhami i zyrës së informacionit të Këshillit Rinor. Madje, prej goditjeve me gurë, është dëmtuar rëndë një nga vajzat, të cilat ndodheshin aty. Gjithsesi bëhet e ditur se sot Këshilli Rinor do të ketë një qëndrim më të plotë.