Topalli nis takimet me elektoratin e Shkodrës
05/06/2005 Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Shkodër, Jozefina Topalli, ka zhvilluar një takim me elektoratin e saj, ku ka kërkuar mbështetjen e opozitës për t'u realizuar rotacioni i nevojshëm i pushtetit. Në këtë takim, Topalli ka theksuar se Shkodra, gjatë këtyre viteve, është penalizuar në mënyrë të turpshme nga qeveria aktuale, penalizim që ka ardhur si rezultat i mosdhënies së votës të majtës. Shkodra u penalizua, theksoi ajo, me anë të energjisë elektrike, në mënyrë që të pengohej zhvillimi i këtij qyteti. Lidhur me këtë tip penalizimi, Topalli theksoi se penalizime të tilla ekzistojnë vetëm në 2-3 republika autokratike afër Mongolisë. Prandaj, theksoi ajo, ka ardhur koha që kjo qeverisje, që po pengon zhvillimin e Shkodrës, të largohet njëherë e përgjithmonë.