E Hënë, 2 Nëntor 2026

LSI prezanton kandidatin e Rrogozhinës

05/06/2005  Lëvizja Socialiste për Integrim, zhvilloi një miting mjaft entuziast në qendër të Rrogozhinës, me anëtarë dhe simpatizantë të saj. Në këtë takim mori pjesë edhe Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, i cili prezantoi kandidatin e LSI për deputet Ylli Thartori. Në fjalën e tij Meta theksoi se “votat tuaja duhet të jenë për Lëvizjen Socialiste për Integrim, pasi është forca që garanton zhvillimin e Rrogozhinës, që është lënë në harresë nga qeveria aktuale. Votat për LSI do të sjellin ndryshime rrënjësore në zhvillimin e vendit". Duke vazhduar më tej, kreu i LSI, Meta theksoi se qeveria e ardhshme duhet të jetë një qeveri efikase, që të merret me problemet jetike të njerëzve dhe jo me monopolet dhe interesat e qeveritarëve. "Ne do të garantojmë, shkatërrimin e të gjitha monopoleve të pushtetarëve aktualë, që i shtyjnë dhjetra mijëra biznese të ndershme ç’do ditë drejt falimentimit, që hedhin në rrugë ç’do ditë dhjetra qindra punonjës, që shkatërrojnë konkurencën e ndershme përmes kontrabandës e evazionit fiskal, përmes adoptimit të legjislacionit preferencial apo konfliktit të hapur të interesavem", tha Meta. Vetë kandidati i LSI në këtë zonë, Thartori u shpreh se do të ishte deputeti që nuk do të heshtë në asnjë moment për të ngritur problemet dhe hallet e banorëve të zonës së tij, si dhe për të gjetur rrugët e zgjidhjes së tyre. Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi edhe një miting në Spitallë të Durrësit. Në këtë takim Kryetari i LSI-së, Ilir Meta prezantoi kandidatin e LSI për deputet në këtë zonë, Leonidha Gjermeni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›