Rama: Nesër është dita e viktimave, gjithë bota do të na ndjekë
28/01/2011 Thirrja e kreut të PS-së
“Jo vetëm demonstrata e nesërme, por as e gjithë rruga paqësore jona nuk do të ketë lidhje me asnjë lloj forme dhune”, - kështu tha dje në konferencë për mediet kryetari i PS-së Edi Rama. “Ne besojmë te drejtësia e kësaj përpjekjeje dhe te domosdoshmëria për t’u dhënë zgjidhje krizave, që rëndohen përditë, duke e bërë çdo ditë e më të vështirë jetën në vendin tonë për të gjithë ata që nuk jetojnë në oborrin e regjimit të kusarisë dhe matrapazllëkut, - shtoi ai. - Ne gjithashtu besojmë se është një detyrim i patjetërsueshëm që të qëndrojmë për ato ëndrra dhe shpresa të një populli të tërë. Dua ta përsëris apelin për të gjithë ata që dëshirojnë të jenë nesër në këtë demonstratë-homazh. Një apel për të mos harruar për asnjë çast të vetëm se nesër është dita e atyre tre burrave të varfër dhe të ndershëm që nuk janë më mes nesh. Është koha për të nderuar kujtimin e tyre në traditën më të mirë shqiptare dhe në sytë e mbarë botës, që e ndjek ceremoninë mes kamerave të të gjitha televizioneve kudo në Evropë e gjetkë”, - theksoi Rama. Nga ana tjetër, kreu socialist u shpreh se protestat do të vazhdojnë dhe në të ardhmen, ku garantoi se krerët e opozitës do të jenë në krye të saj. “Pa dyshim. ashtu si nesër, edhe në vijim unë bashkë me të tjerë do të jemi në krye të manifestimeve të rezistencës paqësore.”
Biseda me ambasadorin Arvizu
Biseda me ambasadorin ka qenë jashtëzakonisht e rëndësishme, një shqetësim të jashtëzakonshëm për çfarë po ndodh dhe për çfarë nuk duhet të ndodhë. Duke ndarë shqetësimin me zotin ambasador, ashtu dhe me ambasadorët e tjerë. Unë përsëris falënderimin dhe mirënjohjen për të gjithë. Më lejoni të nënvizoj se nuk ka asnjë gjasë që populli opozitar t’i jepet rrugës së dhunës. Dhuna është ushtruar në mënyrë kriminale ndaj demonstruesve, duke vrarë tre njerëz të pafajshëm dhe të plagosur disa të tjerë, për të ngjallur frikën që është arma e fundit në përpjekjen e kotë për të zmbrapsur opozitën dhe rezistencën tonë paqësore. Nuk ka asnjë gjase që të jap rezultatin e dëshiruar nga urdhëruesit e shkrepjeve kriminale, që nuk duhet të përsëritën më kurrë në Shqipëri. Ashtu sikundër nuk duhet të ketë më në Shqipëri shfaqje të asaj forme. Ne do të jemi këtu pikërisht që asgjë tjetër përveç hasjes dhe zgjerimit të rrugëve për liritë dhe të drejtat e popullit shqiptar të ndodhin.
Ministri britanik
Lidington: Imazhet e dhunës nuk ndihmojnë për integrimin
Ashtu si të gjithë faktorët shqiptarë, thirrjet për mosmbajtje të tubimeve të tjera vjen edhe nga ministri britanik për Europën David Lidington. Në deklaratë vlerësohet qartë edhe Policia e Shtetit: “Më vjen shumë keq për dhunën dhe humbjen e jetëve gjatë protestës të premten e kaluar në Tiranë. Imazhet nga Tirana që pamë në ekranet tona televizive javën e kaluar nuk janë imazhe që ne duam të shohim nga një shtet që dëshiron anëtarësimin në Bashkimin Europian. Mënyra më e mirë tani për të treguar respekt për viktimat, respekt për ata punonjës policie që u sollën me përmbajtje dhe profesionalizëm, është që të sigurohet një hetim penal i plotë, i pavarur për ngjarjet të premten e kaluar, veçanërisht për të shtënat me armë. Drejtësia nuk mund të kryhet brenda natës. Qeveria e SHBA-ve ka ofruar mbështetje të rëndësishme ekspertësh për Prokurorinë e Përgjithshme, që do të ndihmojë për të shpejtuar procesin. I dërguari i BE-së, Lajçak, e bëri të qartë gjatë vizitës së tij në Tiranë dje se BE-ja, duke përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar, gjithashtu janë të gatshëm për të ndihmuar. Edhe me mbështetjen ndërkombëtare një hetim i besueshëm do të marrë kohë. Në këtë situatë delikate, kur kredibiliteti ndërkombëtar i Shqipërisë është në rrezik, tubime te tjera, sado paqësore të jenë qëllimet e tyre, mund të shkaktojnë përplasje të tjera”, - thuhet në deklaratën e ministrit britanik për Europën.