Tatimet dhe informaliteti
Besnik Nuredini* Metodat e studimit të fenomeneve dhe ngjarjeve ekonomike, sot dihen. Nga ky kënd vështrim pas përfundimit të një viti ushtrimor financiar, siç qe edhe ky vit që sapo u mbyll, shtron detyrën që organet dhe institucionet studimore të bëjnë një analizë të rezultateve, të nxjerrin shkaqet dhe fenomenet që ka sot ekonomia shqiptare, si dhe çdo problem të saj, parë në këndvështrimin e tyre.Në pozicionin e një ekonomisti, pra jo vetëm si zv/drejtori Përgjithshëm i Tatimeve, do doja të bëj të njohur për lexuesin se ritmet e zhvillimit të vendit tonë janë lënë në harresë. Këtu kam parasysh faktin se vetëm pak personalitete të jetës ekonomike dhe akademike trajtojnë probleme, për të cilat ne kemi aq shumë nevojë. Ky fakt përbën një shqetësim dhe pjesa intelektuale, pjesa profesioniste e fushës së ekonomisë ,pavarësisht përkatësisë partiake, duhet të merren me këtë fenomen. Ata specialistë, të cilët i përkasin partive që nuk janë pjesë e qeverisjes, le të shprehin mendimet e tyre qoftë edhe të politizuara, gjithmonë me konkluzionin se po të isha unë do të bëja këtë apo atë gjë më mirë.Nisur nga ky këndvështrim edhe unë po përdor disa tregues, të cilët tregojnë nivelin e zhvillimit ekonomik të vendit, i cili duhet ta përsëris është për ne më i rëndësishëm sesa ndjekja çdo ditë e çdo natë e deklaratave të një grupi personash, të cilët brenda fjalorit të tyre nuk përmendin asnjëherë fjalën atdhe, vendi ynë, zhvillimi ynë, a thua se pas çdo ardhje të tij në pushtet nuk do të punohet, por vetëm do të përfitohet.Pa dashur ta politizoj shumë fenomenin, po shpjegoj: Nga analiza e treguesit të produktit të brendshëm bruto (GDP), referuar vitit 2004, do të kishim këtë paraqitje të rritjes së përqindjes. 2004 = 0.00%2005 = 8.53%2006 = 17.50 %2007 = 29.36 %2008 = 44.61 %2009 = 52.29 %2010 = 65.53 % Rritja e të ardhurave tatimore në raport me vitin 2004 në përqindje ka këtë paraqitje.2004 = 0.00%2005 = 5.83%2006 =18.00 %2007 = 27.81 %2008 = 52.95 %2009 = 59.41 %2010 = 85.09 %Nisur nga sa më sipër, mendoj se kjo përbën një fenomen i cili duhet studiuar.Parë nga këndvështrimi i punës ku unë drejtoj, pra, parë nga analiza e punës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, kemi të bëjmë me dy raste:Së pari: rritja e të ardhurave tatimore në raport me vitin 2004 në masën 85.09 % tregon se kemi të bëjmë me një zhvillim real të vendit, kjo edhe në raport me rritjen e prodhimit të brendshëm bruto, siç shihet më lart në masën 65.53%.Së dyti: me uljen e shkallës së informalitetit të ekonomisë për gjatë këtyre viteve.Në këtë material nuk kam ndërmend të merrem me treguesin e zhvillimit real të vendit, bazuar në rritjen e GDP, sepse kjo kërkon një trajtim më specifik dhe ka shumë materiale e studime që e kanë cekur këtë problem.Unë marr guximin të trajtoj shumë shkurt fenomenin e uljes së shkallës së informalitetit të ekonomisë, bazuar në treguesit që thamë më lart.Për të ilustruar mendimin po i referohem profesorit të ekonomisë austriake, Hayek, i cili duke folur për objektin e metodologjisë të shkencës ekonomike thekson se ky objekt e ka bazën në të ashtuquajturin rendin spontan që mbretëron në ekonominë e tregut. Ku veprimtaria e njerëzve karakterizohet nga marrëdhëniet shumë komplekse e të ndërthurura, që shkaktojnë diskoordinimet, të cilat megjithëse janë shumë më të vogla se diskoordinimet që mund të shkaktojë planifikimi i centralizuar, prapë së prapë mund të jenë të dëmshme, po të mos studiohen mënyrat e përballimit ose më mirë me problemin e zbulimit të shkaqeve direkt e indirekt të rrethanave konkrete.Ky përcaktim i ekonomisë së tregut si një rend spontan, pasqyrohet direkt në metodologjinë e studimit që ka përdorur e mbrojtur Hayek dhe që bazohet në subjektivizmin e individualizmin. Ai insiston se vëmendja duhet transferuar në studimin e subjekteve, veprimet e të cilëve vlerësojnë objektet. Në përputhje me këtë pikëpamje lidhet koncepti tjetër metodologjik i tij, që është individualizmi. Për të studiuar dhe shpjeguar rendin spontan të ekonomisë së tregut, duhen studiuar motivet individuale të veprimeve të subjekteve të shoqërisë.Nga analiza e treguesve kryesorë analitik, siç janë numri i subjekteve që nuk deklarojnë aktivitet ose që kanë kaluar në regjistrat pasive të aktivitetit, që deklarojnë me zero për vlerën e TVSH, ose ndonjë e dhënë tjetër, na bind më shumë për drejtësinë e konkluzioneve. Vërtet individi sipas rendit spontan ekonomik ka të drejtë të kryejë çdo veprimtari, të cilën e arsyeton si frytdhënëse dhe pranon gatishmërinë se personi i tij ka vlerë për këtë biznes, por natyrisht pjesa spontane e tregut të krijon probleme, të cilat edhe duhen përballuar me një kosto jo fort të vogël.Kjo situatë, parë në këndvështrimin e iniciativës së lirë është e pallogaritshme, por se mundësia e gabimit është prezente.Bazuar edhe në këtë trajtim, ne kemi përcaktuar si detyrë se duhet të merremi me edukimin e tatim paguesve. Ky edukim duhet të bëhet më mirë nga studiot legale financiare, për të bindur çdo individ se dëshira për biznes nuk është kurdoherë fillim dhe aktivitet biznesi. Këtu ka edhe mospërputhje, mbulimi i të cilave e shtyn biznesin drejt fshehjes së aktivitetit, duke e mosregjistruar atë, aktivitete me një licence, aktivitete të cilat kryejnë regjistrimin në QKR, por këtu ndërpresin çdo lloj lidhje me organet tatimore etj, të këtij karakteri. Ne kemi një arsye për t’u marrë me këtë fenomen: Ne dimë se vendi ynë ka një popullsi të vogël, ne dimë se mundësitë janë të kufizuara për të ngritur biznese të mëdha e fitim prurëse, se ka madhësi të vogël tregu konsumator, fakti që në subkoshiencën tonë akoma është e ngulitur pasthirrma se jemi vend pa taksa, se shteti duhet të më japë pension, të marrë masa për të jetuar dhe për të gjetur punë etj. Këto janë vështirësi, me të cilat ne ndeshemi çdo ditë e ky lloj konceptimi sjell edhe dëme në punën tonë.Për këtë ne po zbatojmë një parim: se para se të shpjegohet pse njerëzit gabojnë, duhet të shpjegohet pse ata në veprimtarinë e tyre duhet të veprojnë gjithmonë drejt. *Zv/drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve