E Shtunë, 31 Tetor 2026

BERZH 50 milionë euro për rrugët dytësore

 Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim pritet të japë miratimin final edhe për një tjetër kredi në shumën e 50 milionë eurove për vendin tonë. Kjo kredi sipas Fondit Shqiptar për Zhvillim do t’i shtohet fondit që financon projektin e qeverisë “Rrugët dytësore lokale”. Negociatat për këtë financim me BERZH u zhvilluan nga delegacioni i Ministrisë së Financave dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit gjatë janarit, ku u vendosën edhe kushtet e kësaj kredie. Kredia në shumën prej 50 milionë Euro pritet të bëhet efektive pas miratimit final në bordin e BERZH dhe ratifikimit në Parlamentin shqiptar rreth muajit maj të këtij viti. Projekti “Rrugët dytësore lokale” si një nga projektet e qeverisë shqiptare ka gjetur deri tani mbështetjen nga një sërë institucione financiare si Banka Evropiane e Investimeve, Bashkimi Evropian, Western Balkan Investment Framework. Rreth 650 km rrugë dytësore e lokale parashikohet të rindërtohen nga ky projekt gjatë 5 viteve të ardhshme

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›