E Shtunë, 31 Tetor 2026

USAID, mbështetje për reformat në shëndetësi

 USAID do të vijojë të mbështesë reformat në shëndetësi. Asistencë maksimale do të jepet në kujdesin shëndetësor parësor, shëndetin riprodhues, shëndetin e fëmijëve dhe telemedicinën. Gjithçka u bë me dije gjatë takimit të djeshëm mes Ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili dhe drejtorit të sapoemëruar të USAID, Joseph Wiliams, si dhe përfaqësuesve të tjerë të zyrës së USAID për Shqipërinë. Wiliams theksoi gatishmërinë e USAID për të angazhuar specialistë të njohur nga SHBA dhe vende të tjera, sipas fushave të bashkëpunimit dhe projekteve konkrete.  Projektet që do të financohen do të jenë në përputhje me prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë. Ministri i Shëndetësisë vlerësoi kontributin thelbësor të USAID, përmes Projektit disavjeçar “ProShëndetit” në reformimin e Kujdesit Shëndetësor Parësor, si një sektor kyç në përmirësimin e shëndetit të popullatës. Një vlerë e shtuar e mbështetjes së USAID në fushën e shëndetësisë ka qenë dhe është qëndrueshmëria e investimit në logjistikë, strukturim të sistemit shëndetësor dhe mbi të gjitha në njohuri dhe aftësi të burimeve njerëzore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›