Rama i ka numëruar delegatët para se të kryheshin votimet

Klima staliniste në PS, që po mbizotëron qëkur është në majë të “plevicës” Edi Rama, ka regjistruar dje konfirmimin më domethënës. Anëtarësia socialiste bojkotoi në masën 90 për qind parodinë e Edi Ramës, por kryetari ende në detyrë shpalli një pjesëmarrje prej 85 për qind. Pa asnjë respekt për anëtarësinë, merret vesh se në partinë e tij private, Edvini i ka zgjedhur delegatët, përpara sesa të kryheshin votimet
Mosinteresi i Edi Ramës për anëtarësinë e PS-së nuk njeh kufi. Për atë anëtarët e partisë janë vetëm numra që vlerë të vetme kanë pagimin e kuotizacioneve. Sa për të tjerat, jo vetëm për Edi Ramën, por as për Genc Gjonçaj apo edhe Blendi Klosin, anëtarët e PS-së janë numra, që mund të numërohen si ti dojë kreu i PS-së. Kështu, ndërsa në orën 12.00 të ditës së votimit për “kongresmenët” e kongresit të 5 nëntorit, numërohen 55 për qind si pjesëmarrje (sipas Genc Gjonçaj), në orën 16.00, kur normalisht me këtë ritëm duhet të kishin arritur në 110 për qind, ata mezi..., mezi..., arritën deri në 64 për qind (sipas Blendi Klosit).
Është klima staliniste në PS, që po mbizotëron që kur është në majë të “kodrës së plehut” Edi Rama, ajo që ka regjistruar dje konfirmimin domethënës të zhvlerësimit të anëtarësisë së PS-së dhe konvertimit të tyre në numra, që me tjetër “standard” i numëron Genc Gjonçaj dhe me tjetër “standard” i numëron Blendi Klosi...
Por, problemi këtu nuk është se nuk dinë të numërojnë mirë Genc Gjoançaj apo Blendi Klosi. Kjo, biles..., biles..., është gjëja më e parëndësishme. Sepse..., sepse..., pjesa më e rëndësishme ka të bëjë, jo me atë, që në se do të arrinte shifra e anëtarëve të PS-së në votimin e pardjeshëm në 85 për qind (me gjithë votat e “importuara” të Blendi Klosit), apo edhe 110 për qind, sipas “trendyt” të zbuluar nga Genc Gjonçaj), por me emrat (jo me numrat) e 880 delegatëve, që nga pardje meritojnë titullin “kongresmenë”.
Kjo është pjesa më e rëndësishme, sipas së cilës, sa do që të ishte pjesëmarrja në votim, 880, 57 mijë apo 80 mijë, “vlerë” mbartin vetëm 880 “të nominuarit” për “kongresmenë”.
Përpos përpjekjes së Edi Ramës, i cili për disa garanci më shumë në kongresin e 5 nëntorit, duhet ta merrte (sikurse bëri dy ditë më parë), këtë kongres nën kontroll, ai njëherazi konfirmoi mosrespektim ndaj gjithë pjesës së anëtarësisë së PS-së, emrat e gjithsecilit, nuk janë “nominuar” në listën prej 880 “kongresmenëve”.
Këtë Edi Rama e ka parashikuar më herët dhe e ka pritur. Ndaj edhe mospjesëmarrja e anëtarësia socialiste në votimin e dy ditëve më parë për “kongresmenët”, e lexuar si bojkot në masën 90 për qind, nxiti dje, të kënduarit e radhës të parodisë së radhës të Edi Ramës, kur ai shpalli pjesëmarrjen në votim nga 64 për qind (për pjesën brenda kufijve administrative të Shqipërisë), deri në 85 për qind, për anëtarësinë e PS-së që kapërcejnë këta kufij administrativë...
Të ketë votuar për “kongresmenët” e PS-së, edhe Zhoao Amazonas...?!
Thua të jetë numëruar edhe vota e tij...?!
Po të jetë kështu, nuk duhet të ketë askush dyshime se pjesëmarrja në votimin dy ditëve më parë për “kongresmenët” e PS-së, jo 85 për qind, por nuk e pengon askush që të jetë edhe 110 për qind..., pse jo edhe më shumë...
Ndërsa loja me shifrat mund të sillet nga Genc Gjonçaj e Blendi Klosi, si të dojë Edi Rama, kjo gjithsesi nuk demonstron asgjë më ndryshe nga konfirmimi i kryesocialistit për anëtarësinë. Për aq sa në partinë e tij private, Edi Rama i ka zgjedhur delegatët “kongrsmenë” para sesa të kryheshin votimet, për atë jo vota e Zhoa Amazonas nuk ka vlerë, por as vota e askujt anëtar i PS-së.
Modelin Edi Rama e ka të gatshëm…, Stalinin. Dhe ai (Edi Rama) nuk është detyruar të bëjë asnjë “shpikje” apo “zbulim”…, veç se të vërë në jetë sentencën e Stalinit, sipas së cilës, “nuk ka rëndësi se kush voton…, por se kush numëron”…