E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama i paqarte: Jo bojkot, por zgjedhjet nuk behen Qamil Xhani

Kryesocialisti Rama deklaroi dje nga qyteti i Fierit, se "PS do te hyje ne zgjedhje per te larguar regjimin e Berishes", ndersa ftoi fieraket t'i bashkohen protestes se radhes ne 15 mars ne 3-vjetorin e tragjedise se Gerdecit. Por kreu i PS ka qene i paqarte ne lidhje me zgjedhjet vendore, teksa eshte shprehur se nuk bojkoton 8 majin, por ne keto kushte nuk mund te zhvillohen zgjedhje. Ne takimin ishte i pranishem dhe djali i Faik Myrtaj, protestuesit i cili mbeti i vdekur gjate protestes se 21 janarit. Rama beri te ditur se PS e mirepret ne radhet e saj te birin e Myrtaj, i cili humbi jeten per nje Shqiperi me te mire.
Takimi me mediat
Po dje, ne takimin me gazetaret kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama deklaroi se opozita nuk do te bojkotoje zgjedhjet, por ne situaten aktuale nuk jane kushtet per zhvillimin e tyre me standarde. "Ne e kemi bere te qarte qe zgjedhje ne keto kushte nuk mund te zhvillohen. E kemi thene kete, ne menyre te hapur te sinqerte dhe krejt transparente edhe me te gjithe miqte dhe partneret e Shqiperise, kemi nenvizuar vullnetin tone per t'i ndryshuar keto kushte, pa te cilat nuk mund te kete zgjedhje, jo me te mira se ato qe u bene ne qershor 2009 e qe e zhyten Shqiperine ne kete krize, po as si ato",-tha dje Rama. Kreu i PS-se nuk ka pranuar te komentoje tre kushtet e vendosura nga kreu i grupit te PS, Ruci duke theksuar se procesi nuk ka lidhje me detajet. "Detajet jane pjese e nje teresie kushtesh qe duhet te ndryshojne dhe qe ne jemi gati te kontribuojme per te ndryshuar, pa te cilat nuk mund te mbahen zgjedhje ne Shqiperi",-tha Rama. Sipas tij bojkoti i zgjedhjeve eshte nje ide qe perkrahet nga mazhornaca, por jo nga vet opozita. "Ashtu sic kam nenvizuar ne te gjitha takimet dhe kontaktet me miqte dhe partneret e Shqiperise, por edhe me opinionin publik, rinenvizoj edhe sot se bojkoti i zgjedhjeve vendore nga ana e opozites eshte nje enderr qe Saliu, Iliri dhe kusaret me radhe e shohin prej kohesh po nuk behet realitet",-tha dje Rama. Kreu i PS-se nuk ka pranuar te flas as per kandidimin e tij ne krye te Bashkise se Tiranes, duke theksuar se per kete ceshtje do te flas ne momentin e duhur. "Mendoj se kjo eshte nje ceshtje qe do te zgjidhet ne momentin e duhur, ne teresine e gjithe ketij aspekti te procesit politike ne te cilin eshte opozita. Po nje gje eshte e sigurt, qe shume kush ne oborrin e regjimit po rend te buzeqesh para kohe me kengen e largimit",-tha dje Rama. Kryesocialisti Rama foli dje dhe per nisjen e demonstratave dhe menyren si do te zhvillohen ato, duke theksuar se jane pjesa me kryesore e procesit. "Kjo eshte zemra e procesit politik, qe opozita sot vazhdon te promovoje me intensitet dhe me te gjitha mjetet qe ka ne dispozicion. Brenda ketij procesi ka sigurisht aspekte te ndryshme, nje nga keto aspekte eshte aspekti qe ka te beje me zgjedhjet vendore, te cilat e perserise ne nuk do t'i bojkotojme, po do ti shohim thjeshte dhe vetem si pjese e ketij procesi teresor e politik", tha Rama. Ai ka theksuar se opozita s'ndryshon qendrim per sa i perket largimit te qeverise permes zgjedhjeve te reja.
Takimi ne Fier
Nga qyteti i Fierit kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama caktoi dje 15 marsin si diten e zhvillimit te demonstrates se radhes te opozites ne Tirane. Ne takimin e zhvilluar me strukturat drejtuese te PS-se ne kete qytet, Rama ka theksuar se kjo demonstrate do te zhvillimet edhe ne shenje homazhi per viktimat e tragjedise se Gerdecit, e cila ndodhi tre vite me pare ne 15 mars, por edhe per viktimat e tjere duke perfshire ata te demonstrates se 21 janarit dhe deputetin e PS-se, Fatmir Xhindi. "Ne 15 mars do te jemi te gjithe bashke ne bulevardin "Deshmoret e Kombit", per te larguar kete regjim vrastar. Saliu duhet dhe do te largohet, ky popull do zgjedhje te lira. Qeveria ka kryer tradhti te renda dhe ne jemi e vetmja shprese ne kete vend",-tha dje Rama. Ai eshte ndalur dhe ne ngjarjet e 21 janarit dhe ka theksuar se duhet te behet drejtesia. Ne fjalen e tij ne kuader te turit, "Fajin e ka Saliu", Rama u shpreh se opozita nuk do te bojkotoje zgjedhjet dhe se do te vazhdoje protesta e saj. "Nuk do zmbrapsemi asnje milimeter. Shkojme perpara me te bashkuar se kurre. Shqiperia eshte e te gjithe popullit. Politika e vjeter duhet te marre fund", tha ai. Ndersa ka theksuar se opozita do te hyje ne zgjedhje per te larguar qeverine dhe kryeministrin Sali Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›