E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjistrimi mbi baza etnike, Idrizi:Do kërkojmë referendum

TIRANE- Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet deklaroi mbrëmë në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në ‘News24’, se nëse qeveria nuk do të pranojë kërkesën për mosregjistrimin e popullsisë mbi bazën etnike, atëherë partia e tij do të bëjë të gjitha përpjekjet për ta kërkuar një gjë të tillë me anë të një referendumi popullor.

Sipas tij, elementet e kombësisë apo të gjuhës në një regjistrim të popullsisë bëhen në shtetet multietnike.

“Këto elemente janë për shtetet multietnike, si Bosnja dhe Maqedonia. Shtetet imunitare si Shqipëria nuk përfshihen. Shqipëria, pra nuk është shtet multietnik. Ky proces vetëdeklarativ jo vetëm që është në kundërshtim me Kushtetutën, por ai nuk bëhet në asnjë vend tjetër të botës. Ky regjistrim bëhet me anë të të dhënave të gjendjes civile”, - tha Idrizi.

Për sa i përket zgjedhjeve lokale, Idrizi theksoi se 8 maji do të jetë testi i forcës së PDIU-së dhe se ajo do të konkurrojë me kandidatët e saj në zgjedhje në bashki dhe komuna. Këto zgjedhje shihen si testime edhe për çështjen e përfaqësimit të PDIU-së në zgjedhjet e 8 majit.
(s.g/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›