E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama ikën pa paguar nga hoteli “Emerald” i Prishtinës - Aleksandër Frangaj shlyen faturën për të mbyllur skandalin

01-09-2011 / Gazeta 55

Recepsionistja e hotelit denoncon tek presidenti i TvKlan, largimin e shpurës së Ramës, duke e ditur shprehjen “të fala Sandrit” si një deklaratë miqësie. Dëshmitarë në kusarinë e radhës të Edvinit kanë qenë edhe publicistët Shkullaku, Haxhiu e Fevziu. Vetë Rama, që e ka bërë zakon mospagimin e faturave, është justifikuar se natën e ka kaluar tek sarajet e Pacollit, atje ku ka bujtur edhe presidenti Topi

Edi Ramës i ka plasur skandali ditën për diell e në sy të bashkatdhetarëve tanë nga Prishtina. I gjendur në Prishtinë për 60 vjetorin e politikanit Behxhet Pacolli, Edi Rama me bashkëshorten e tij si dhe me badygard-in dhe shoferin ishin rehatuar në hotel “Emerald”, njëri nga më të lakmuarit e kryeqytetit kosovar. Ceremonia e Pacollit u shndërrua në një eveniment mondan dhe nga Tirana kishte edhe mjaft personalitete të tjera nga politika e media, të cilat gjithashtu në shumicë u akomoduan në të njëjtin hotel. Të nesërmen e ceremonisë, gjatë kryerjes së procedurave të pagesës së hotelit, Aleksandër Frangaj, president i TV Klan, përballet me kërkesën e pazakontë të recepsionistes së hotelit. “Zoti Frangaj, më falni – i thotë – por miku juaj Edi Rama, u largua dhe s’ka likuiduar hotelin për dy dhomat e marra, atë matrimoniale për veten si dhe dhomën dyshe për badigardin dhe shoferin. Thashe t’ju them ju, meqenëse e kam parë që ju çon vazhdimisht të fala nëpërmjet televizionit...”. “Po pse, ka ikur pa paguar ai gomari” – s’e mban dot veten Frangaj, në prani edhe të gazetarëve Blendi Fevziu, Armand Shkullaku e Baton Haxhiu. Në situatën e nderë në të cilën u krijua, zoti Frangaj mori përsipër edhe pagesën e atij që i dërgon selamet me formulën “Të fala Sandrit”.
Më vonë gjatë ditës, situata kishte nevojë për sqarime, por Edi Rama, tashmë i shndërruar esëll, justifikohet se natën e kishte kaluar tek vila e Behxhet Pacollit, aty ku bujtës kishte qenë edhe presidenti Bamir Topi. Merret vesh se ajo frazë ishte shumë e mjerë për të ndalur komprometimin e akomodimit të tij në dhomën e “Emerald”-it si dhe për konsumimin e minibarit për orë të tëra. Më tej akoma, prania e gjithëkohshme në hotel e badygard-it dhe e shoferit ishte një tjetër demaskim i justifikimit të tij të mjerë.
Më të themelta janë lajmet që erdhën në të njëjtën ditë nga Tirana e që tregonin për zakonin e kahershëm të Edi Ramës për të mos paguar asnjëherë e për të mos pyetur as për denoncimet e shpeshta që kanë ardhur nga shumë lokale, hotele e motele të Tiranës për të njëjtat motive. Por Edvini s’pyet, ai s’çan kokën për këto detyrime, se është rritur sipas filozofizë së zhvatjes “ha-merr-ik”. Dhe jargavitet nëpër telefona që skandali i parmbrëmshëm të mos i dilte në publik, afërmendsh s’mund të merret si shenjë se ai po ndryshon...përkundrazi...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›