Rama inauguron për fushatë rrugën tek Bregu i Lumit
Kryesocialisti, njëkohësisht kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama ka inauguruar dje rrugën tek Bregu i Lumit, e cila ndodhet në pjesën veri-lindore të qytetit të Tiranës, në kufi me komunën Laknas dhe pjesë e territorit të Njësisë Bashkiake Nr. 11. Duke folur në përurim, Rama e ka cilësuar votën e 28 qershorit, si një mundësi që qytetarët të shohin në mbarë vendin, atë transformim që aktualisht ndihet në Tiranë.
Me votën e 28 qershorit, banorët e kryeqytetit në të gjitha skajet e tij, në çdo periferi edhe në qendër do të kenë jo vetëm një bashki që punon ditë e natë për ta, por edhe një qeveri kombëtare që do ti kthejë sytë nga problemet e tyre dhe një Kryeministër, i cili njeh me imtësi të gjitha anët e punës dhe të gjitha problemet që ka kryeqyteti, u shpreh Rama, duke shtuar se në këtë mënyrë, kryeqytetasit do të kenë mundësi që në katër vitet e ardhshme, të shohin një transformim që sot është po aq i paimagjinueshëm sa çishte transformimi i Tiranës në të gjithë këto vite.