E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosja "Fazllic", prokuroria sekuestron dokumentet ne KESH

Tirane- Prokuroria e Tiranes ka sekuestruar dje te gjitha dokumentet e kompanise "Rudnap", e cila importon energji elektrike ne vendin tone. Mesohet se nje prej prokuroreve qe po heton aktivitetin e boshnjako-britanikut Damir Fazllic, paraditen e djeshme, me nje urdher ka sekuestruar te gjitha dokumentet dhe tenderat e nenshkruara nga 33 vjecari me Korporaten Elektroenergjitike. Nga ana tjeter, prokuroria eshte ne pritje edhe te kerkeses se drejtuar tatim taksave per te vertetuar nese Fazllic ka derdhur para per aktivitetin e tij. Burime nga Prokuroria e Tiranes sqaruan se, do te verifikohen te gjitha dokumentet per te pare dhe aktivitetin e 33 vjecarit. Damir Fazllic akuzohet nga Prokuroria e Tiranes per vepren penale te "pastrimit te produkteve te vepren penale". Deri me sot prokuroria ka si prova te saj vetem dokumente te sekuestruara, ne te cilat nuk provohet akuza. Hetimet ndaj tij nisen me daten 8 tetor te ketij viti, kur Fazllic erdhi ne Shqiperi per nje interviste. Prokuroria regjistroi dosjen penale dhe me pas urdheroi ndalimin e tij me telefon gjate momentit qe ai sapo kishte nisur te udhetonte me avionin e tij carter.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›