Rama, kafe te Blloku me deputetët e LSI-së

Një takim i rastësishëm mes kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe deputetëve të LSI-së në një nga lokalet e ish-Bllokut, duket se ka çtensionuar situatën mes dy partive. Dje paradite, kryetari i Partisë Socialiste ishte duke ecur mes qytetarëve të thjeshtë në rrugën kryesore të ish-Bllokut, përballë vilës se ish-diktatorit Enver Hoxha kur disa të qeshura i kanë tërhequr vëmendjen. Në një nga tavolinat e lokalit ngjitur ishin ulur deputetët e LSI-së, Ndre Legisi dhe Pëllumb Xhufi të shoqëruar nga analistët Artur Zheji dhe Andrea Stefani. Rama është afruar që t’u japë dorën dhe të përshëndetet me ta. Po si duket, humori i deputetit Ndre Legisi e ka tërhequr së tepërmi, aq sa i është përgjigjur pozitivisht ftesës së tyre për t’u ulur me ta. Edhe pse kjo do të ishte një mundësi e mirë për të folur seriozisht mes dy partive për të çtensionuar situatën, duket se humori ishte aq i fortë sa çështje të tilla kaluan pa u prekur fare.