Rama, kallezon ne prokurori prefektin
Kryetari i Bashkise se Tiranes, do te dorezoje sot padine penale, nen akuzen “shperdorim detyre”
Prefekti i Qarkut te Tiranes, Keltis Kruja, do te perballet sot me akuzen “per shperdorim detyre”, pas kallezimit penal qe do te dorezohet prej kryetarit te Bashkise se Tiranes, Edi Rama, ndaj tij. Te gjitha interpretimet ligjore ne lidhje me kete ceshtje si dhe argumentimin se pse Kruja ka shkelur ligjin, jane publikuar paraprakisht nga Bashkia e Tiranes.
Auditimi
Kallezimi penal, per kryerjen e vepres penale “per shperdorim detyre”, eshte bere nga ana e kryetarit te bashkise bazuar ne nenin 248 te Kodit Penal te Republikes se Shqiperise, (i ndryshuar); dhe nenet 280, 281 te Kodit te Procedures Penale (i ndryshuar). Ne kallezim, Rama ka renditur dokumentacionin perkates, ku hyjne edhe artikujt e botuar ne gazeta. “Prane Bashkise se Tiranes eshte depozituar zyrtarisht nga Prefekti programi tematik i auditimit me Nr.prot.1299, date 05.05.2010, me ane te te cilit kerkohej te kryhej auditimi i brendshem per fondin e vecante te vitit 2009. Duke qene se, ndodheshim para nje kerkese teresisht te pambeshtetur ne ligj, Bashkia e Tiranes nuk pranoi te plotesoje kete kerkese absurde, te Prefektit te Qarkut Tirane, pasi: Auditimi per fondin e vecante i kerkuar nga Prefekti i Qarkut Tirane eshte ne kapercim te kompetencave qe burojne nga kuadri ligjor ne fuqi ne Republiken e Shqiperise, duke ardhur ne kundershtim te plote me dispozitat e legjislacionit per kontrollin e jashtem te njesive vendore”, sqaron Rama. “Si i tille, dokumenti i miratuar nga ana e Prefektit, ishte i papranueshem sepse eshte teresisht i pambeshtetur ne ligj. Ndaj, Bashkia e Tiranes refuzoi te auditohet nga ana e Prefektit te Qarkut Tirane per fondin e vecante, duke i komunikuar zyrtarisht me shkresen e siperpermendur, se nuk do te njihte asnje grup pune te ngritur per kete qellim”, ka argumentuar kryebashkiaku.
Prefekti
Pas refuzimit nga ana e bashkise, Prefekti i Qarkut Tirane, dergon zyrtarisht nje shkrese tjeter, duke e derguar per dijeni edhe prane Kryeministrit, Ministrit te Financave dhe Ministrit te Brendshem. Rama, sqaron ne kallezim se “nga ana e prefektit insistohej kryerja e auditimit ne Bashkine e Tiranes per fondin e vecante, duke cituar nderkohe dispozitat ligjore mbi kontrollin dhe duke konkluduar ne menyre absurde se ka te drejte te ushtroje kete auditim”. Rama ka vijuar gjithashtu se, edhe per kete shkrese Bashkia e Tiranes ka kthyer pergjigjen Nr.prot.5080, date 24.06.2010, derguar per dijeni edhe Keshillit te Ministrave, Kryeministrit dhe Ministrit te Brendshem. Sipas Rames, me 22 qeshor 2010, z. Keltis Kruja, dha nje deklarate per shtyp, sipas te ciles kryetari i Bashkise se Tiranes akuzohet se ka refuzuar te kryhet audit i brendshem nga prefektura, duke kerkuar me urdher te Ministrit te Financave, per perdorimin e fondit te vecante gjate vitit 2009. Dhe, ne te njejten dite me objektin “Kerkese per ngrirjen e fondeve te akorduara nga buxheti i shtetit per Bashkine e Tiranes”, Prefekti i drejtohet Kryeministrit dhe Ministrit te Financave, duke i kerkuar pa asnje mbeshtetje ligjore: “..ngrirjen per nje kohe te pacaktuar te fondeve te akorduara nga buxheti i shtetit per Bashkine e Tiranes, deri sa ky institucion te pranoje auditimin nga Prefekti i Qarkut Tirane...” . Sipas kryebashkiakut Rama, insistimi flagrant dhe arbitrar i Prefektit Kruja, per te kontrolluar Bashkine e Tiranes ne kundershtim me ligjin, cenon rende parimet themelore dhe te rendesishme te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, qe kane te bejne me decentralizimin e pushtetit dhe autonomine vendore, mbi te cilat ngrihet dhe funksionon qeverisja vendore.
Kallezimi penal: “Shperdorimi i detyres nga ana e prefektit”
Ne kallezim thuhet se, “nga ana objektive, figura e “shperdorimit te detyres” eshte kryer me veprime aktive te kunderligjshme, qe perbejne mospermbushje te rregullt te detyres. Dergimi i dy kerkesave dhe insistimi per kryerjen e Auditimit te Brendshem prane Bashkise se Tiranes, si dhe kerkesa per ngrirje fondesh drejtuar Kryeministrit dhe Ministrit te Financave, karakterizohen nga fakti se jane kryer nga nje funksionar publik, ne saje te detyres te tij, por ne kundershtim me ligjin dhe me permbushjen e rregullt te saj”. Ndersa nga ana subjektive, Rama eshte shprehur se figura e “shperdorimit te detyres” eshte kryer me dashje te drejtperdrejte dhe motiv kryesor, prishjen e imazhit te kryetarit te Bashkise se Tiranes dhe paraqitjen e tij para opinionit publik, si nje individ qe kerkon te pengoje transparencen duke mos respektuar ligjin. Sipas ligjit, per “Menaxhimin e sistemit buxhetor ne Republiken e Shqiperise”, percaktohet se: “Njesite e qeverisjes se pergjithshme i nenshtrohen, pa asnje lloj kufizimi, auditimit te jashtem, i cili kryhet nga Kontrolli i Larte i Shtetit”. “Ne zbatim te ligjit, Bashkia e Tiranes dhe strukturat ne varesi te saj, jane audituar ne menyre te vazhdueshme dhe te herepashershme, nepermjet kontrolleve te ushtruara nga KLSH-ja”, thuhet ne kallezim.
L.Ndoka