Prefekti i Tiranes: Rama me standarde te dyfishta
Bashkia e Tiranes perdor standarde te dyfishta ne interpretimin e nje ligji, qe synon te beje transparencen e fondeve qe kjo njesi perfiton per cdo vit nga buxheti i shtetit. Akuza vjen nga Prefektura e Tiranes, se ciles, pak dite me pare, Bashkia e Tiranes i refuzoi nje kerkese per auditimin e fondeve te pushtetit qendror. Kryebashkiaku Rama, e hodhi poshte kerkesen per auditim te prefektit Keltis Kruja, bere pak jave me pare, me argumentimin se eshte e pabazuar ne ligj.
Paradoksi
Por te njejten kerkese, Rama e ka quajtur te ligjshme ne vitin 2004, kohe kur i kerkohej auditimi nga prefektura e drejtuar nga Besnik Dervishi dhe Ministria e Pushtetit Vendor, sic e verteton edhe korrespondenca mes tij dhe Ministrit te Pushtetit Vendor te asaj kohe, Ben Blushi. Ne leterkembim, Rama pranon kerkesen e Prefektit Dervishi per auditim, por i kujton atij se hapesirat e kontrollit jane te limituara, vetem ne te ardhurat qe ky institucion perfiton nga buxheti i shtetit, sic shihet edhe ne kete shkrese. Nderkohe qe te njejten kerkese bere kete muaj nga Prefekti aktual i Tiranes, Keltis Kruja, dhe te specifikuar per te bere kontroll financiar brenda hapesires qe i krijon ligji, pra vetem per te ardhurat qe perfiton nga pushteti qendror, Rama e refuzon duke kundershtuar dhe vetveten dhe duke deklaruar se eshte kerkese antiligjore. Ne fakt, baza ligjore nuk ka pesuar ndryshim keto 6 vitet e fundit. E perbashketa e Rames se 2004 me Ramen e 2010 eshte se asnjehere ne keto vite qe drejton bashkine qe perfiton te ardhurat me te medha nga te gjitha bashkite nga buxheti i shtetit, nuk pranon te beje trasparente menyren sesi perdoren keto te ardhura, para te taksapaguesve shqiptare.
Reagimi
Me pas, Kruja ka sqaruar se, auditimi i kerkuar prej institucionit qe ai drejton eshte i ligjshem dhe se gjithcka behet per qellime te transparences se fondeve. Kjo, sepse sipas tij: “Auditimi i Bashkise Tirane eshte ne kompetence te Prefektit te Qarkut Tirane, ashtu sic kontrollohet dhe auditohet cdo organ i Qeverisjes Vendore te Qarkut Tirane, dhe jo vetem per fondin e vecante. Ne kete kuader ketu nuk ka synim per nderhyrje apo cenim te kerkesave tuaja ligjore”, - thuhet ne letren drejtuar Bashkise se Tiranes. Ne letren e Krujes sqarohet se, kerkesa per auditim ne Bashki i referohet vetem kontrollit financiar per fondet e ardhura nga buxheti i shtetit, ndersa theksohet se, pikerisht institucioni i prefektit te qarkut po kerkon kontrollin financiar ne Bashkine Tirane per fondet e ardhura nga buxheti i shtetit. Sipas Krujes, keto jane perpjekje te Bashkise per te mos zbatuar ligjet ne fuqi. "Ne kerkesen tone ne ju jemi referuar vetem akteve ligjore ne fuqi, te cilat parashikojne me se miri kompetencen ligjore te kontrollit financiar. Gjithashtu, me duhet t’ju ritheksoj se ushtrimi i auditimit dhe kontrollit financiar nuk perben kercenim por ushtrim kompetencash ligjore, te cilave ju ne menyre te perseritur mundoheni ti shmangeni.
Kushtetuesja
Prefekti i kujton gjithashtu kryebashkiakut Rama se ligjshmerine e auditimit e ka percaktuar edhe Gjykata Kushtetuese, ne nje vendim te vitit 2000, ku shprehet se Organet e Qeverisjes Vendore duhet t’i nenshtrohen kontrollit financiar duke perjashtuar vetem fondet e krijuara nga te ardhurat e veta.
Fondet
Kruja ka ritheksuar se kerkesa per auditim ne Bashki i referohet vetem kontrollit financiar per fondet e ardhura nga buxheti i shtetit, ndersa theksohet se, pikerisht institucioni i prefektit te qarkut po kerkon kontrollin financiar ne Bashkine Tirane per fondet e ardhura nga buxheti i shtetit.