Mjedisi, Berisha: Domosdoshmëri një qëndrim i ri
TIRANE- Kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha tha sot se Shqipëria e ka domodshmëri një qëndrim të ri ndaj mjedisit.
Një qëndrim i ri ndaj mjedisit është jetik dhe i domosdoshëm, dhe nuk realizohet duke operuar vetëm në rrafshin moral dhe edukativ, por i rëndësishëm është edhe rrafshi ligjor. - tha Berisha.
Duke folur në Komitetin Ndërministror të Turizmit, kryeministri tha se çdo ditë konsumohen krime të rënda ndaj mjedisit në Shqipëri.
Sipas tij, akoma organet e zbatimit të ligjit dhe autoritete vendore nuk janë në nivelin e dijes se sa të rrezikshme janë këto krime për komunitetin.
Akoma kryetarët e qeverive vendore tolerojnë praktika nga më të dëmshmet në qëndrimin ndaj plehrave, ndotjes së burimeve ujore e lumenjve. Kemi nevojë për ndryshimi të qëndrimit ndaj mjedisit të jashtëm. Sipërmarrësit përreth sipërmarrjes së tyre. Këshillat dhe qeveritë vendore, kanë domosdoshmëri një qëndrim të ri ndaj mjedisit. Policia e Shtetit, Prokuroria e Përgjithshme, Shërbimi Informativ Kombëtarë dhe të gjitha institucionet kanë të domosdoshëm një qëndrim te ri ndaj mjedisit dhe krimeve që kryhen ndaj tij. - theksoi kryeministri.
Duke sjellë në vëmendje datën 20 prill, Berisha tha se të gjitha komunitetet, shkollat, administrata mund ti japin Shqipërisë një frymëmarrje të re, duke shtuar, se vlera më madhe e kësaj ditë është apeli i saj.
Berisha nënvizoi edhe kontributin që po jep media në këtë çështje.