E Diel, 1 Nëntor 2026

Anëtari i KLD, Patozi: Ruçi gënjen, s` kishim zgjidhje tjetër për votimin

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka përgënjeshtruar deklaratat e homologut të tij socialist Gramoz Ruçi në lidhje me votimin e sotëm në Kuvend të anëtarit të ri të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke i quajtur spekulime dhe të pavërteta. Sipas tij, Kuvendi i qëndroi strikt rregullores dhe traditës 20 vjeçare. Patosi më tej nuk mohoi rënien dakort me Ruçin për kohën dhe mënyrën e votimit, ndërsa shtoi se sot pati një përpjekje nga opozita për të bllokuar dhunshëm një emërtesë.

“E kam bërë këtë për dy arsye, sepse nuk kisha asnjë motiv për tu shqetësuar dhe kisha bindje për soliditetin e maxhorancës, dhe s`kam dashur të paragjykoj.Situata nisi të implikohej kur kryetarja e Kuvendit deklaroi të nisë votimi. Jam njohur me një pretendim jashtëtokësor, fleta s`duhet firmosur nga anëtarët por vetëm me vulë. Pak minuta më vonë të njëjtin shqetësim ma shprehi edhe Ruçi, përveç frikës nga firma, më shtoi edhe variantin firmosje të të gjitha fletëve në mënyrë paraprake. I kam thënë Ruçit, se s`po zgjedhim Papën e Romës dhe në këto rrethana s`mund të shpikim procedura. Në të njëjtën mënyrë ky parlament ka zgjedhur disa presidentë.”- tha Patozi.
 

Kreu i Grupit parlamentarë, shtoi se rreth dy minuta më vonë kishte parë Ruçin dhe disa deputetë duke mbajtur me duar kryeministri ë të mos votonte, dhe më pas kanë rrëmbyer një grusht fletësh votimi dhe në situatën e krijuar ishte e pamundur votimi i fshehtë me fletë ndaj dhe u kalua në atë elektronik.

Më herët kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi konfirmoi paraprakisht se nuk do ta njohin anëtarin e ri të KLD-së, votuar sot nga maxhoranca, Elvis Cefa. Ruçi tha se një qëndrim politik do të bëhet i ditur më vonë, por theksoi se “çdo produkt parlamentar që del nga një proces jodemokratik, kuptohet se nuk është demokratik. Pra po ju them paraprakisht se s`ka se si të njihet”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›