Çifti motër-vëlla humb gjyqin në Strasburg

Patrick Stuebing dhe Susan Karolewski
Një çift gjerman, motër dhe vëlla, të cilët kanë katër fëmijë, kanë humbur gjyqin në Gjykatën e Strasburgut. Patrick Stuebind dhe Susan Karolevski kanë argumentuar se ata kanë të drejtë që të krijojnë një familje dhe se gjykata gjermane, që e dënoi me 14 muaj burg në vitin 2005, ka shkelur të drejtat.
Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Strazburg, Francë ka vendosur se gjykata gjermane ka të drejtë për të ndaluar incestin.

Stuebing dhe Karolevski
Çështja i bënte thirrje Gjermanisë që t’i bashkohej vendeve si Franca, Turqia, Japonia dhe Brazili të cilët kanë legalizuar seksin mes të afërmve.
Gjermania, ashtu si pjesa më e madhe e 47 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, dënon aktet seksuale vëlla-motër.
Gjykata gjermane nuk e dënoi Karolevskin, e cila është 7 vite më e vogël se Stuebing, sepse ajo ka çrregullime personaliteti.

Gjykata e Strazburgut
Stuebind, nga Leipzig, u adoptua dhe nuk u takua me motrën deri sa zbuloi familjen natyrale.
Ai nisi të takohej me motrën e tij në dhjetor të vitit 2000. Steuebing dhe Karolevski, të cilët pretendojnë se dashuria e tyre nuk është jonormale, nisën të kenë marrëdhënie seksuale një muaj më pas dhe jetuan së bashku për shtatë vite.
Çifti u bë me katër fëmijë gjatë viteve 2001 2005, dy prej tyre jetojnë me përkujdesje ndërsa dy të tjerët janë të paaftë.
Argumenti i gjykatës në rrëzimin e pretendimit të tyre ishte se marrëdhënie e tyre mjegullon rolin në familje si dhe theksoi se nga kjo marrëdhënie vijnë në jetë fëmijë me probleme. /përgatiti F.Stafa – marrë nga Daily Mail/