E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama kërkon pazare

01-06-2012 / Nga Artur Bego

Lidershipi i PS s’është i interesuar as për zgjedhjen e një presidenti të ri konsensual e as për përmbylljen e reformave të kërkuara nga BE. Ai e ka të mbushur axhendën politike me propozime të vogla, të cilat janë qoka për oborrin e tij personal dhe pazare të mirëfillta në kurriz të institucioneve. Qëndrimet e pa stabilizuara lidhur me raundet presidenciale apo edhe për rinovimin e institucioneve të tjera tregojnë se një njeriu që e konsideron shtetin produkt pazaresh s’mund t’i delegohet kurrfarë pushteti ekzekutiv

Në axhendën politike të Edi Ramës mund të jenë shumë e shumë gjëra të tjera në këto ditë të fundit, por vetëm “presidenti” dhe “integrimi” nuk janë pjesë të kësaj axhente të mundshme. Me këtë vazhdimësi të sjelljes së tij, lidershipi i PS po konfirmon për ditë e më shumë se ai nuk është i interesuar as për zgjedhjen e një presidenti të ri konsensual e as për përmbylljen e reformave të kërkuara nga BE.
Por, megjithatë “sa për tu gjendur në punë”, zhurmë për presidentin po bënë, zhurmë që nuk i kapërcen kufijtë e tryezës së “këshillit Politik”, apo të grupit parlamentar të PS-së. Sigurisht këtë zhurmë e bën si pjesë të mbushjes së axhendën politike me propozime të vogla të cilat janë qoka për oborrin e tij personal dhe pazare të mirëfillta në kurriz të institucioneve.
Me këto qoka Edi Rama nuk e ka për gjë tu bëjë qejfin edhe Rexhep Meidanit, Luan Hajdaragës, Sabit Brokajt, Bashkim Zeneli, Et’hem Rukës..., etj..., etj.,  “pleqve” të “Këshillit Politik”, duke i ftuar të gjithë me “zemërgjerësi” të propozojnë ndonjë emër kandidati për president.
Qejfbërjen e shtriu dy më parë edhe në grupin parlamentar të PS-së, nga prej ju kërkoi edhe Agim Lekës, Armando Prengës, Artan Gaçit, Astrit Becit, Dashamir Pezës, Paulina Hoxhajt, Fidel Yllit, Gjovalin Kadelit, Xhemal Qefalisë, Klodiana Spahiut, Ndue Kolës, Skënder Hasës, Ndrec Dedajt, Arion Muçajt, Anduel Xhindit, Edison Konomit…, etj…, etj…, deputetëve anonimë të PS-së, që secili prej tyre të propozojë ndonjë emër të mundshëm kandidati për president.
Edhe kush pra...?!
Edi Rama “e hap zemrën” dhe i fton të gjithë të propozojnë ndonjë emër të mundshëm për president...!
... Ai pra, që nuk gjen dot një kandidat rival në garën brenda partisë, për kryetar, por detyrohet të marrë me qira Maqo Lakrorin, duke e emëruar si “kandidat rival”...
Për të mos thënë që nuk gjen dot, biles..., biles..., as edhe një kandidat rival për Saimir Tahirin për degën e PS-së së Tiranës, por kontrakton si “kandidat rival”, për përdorim të përkohshëm, Ilir Zelën...
Në këtë “inflacion” të pritshëm kandidatësh për president “të emëruar” nga PS-ja, nuk po përmendim kandidaturat “e përditësuara” të shoqërisë civile…, e cila edhe kjo nuk është se ngelet shumë mbrapa…
Me qenë se ra fjala te shoqëria civile…!
Po këtë kush e ka emëruar si të tillë (“shoqëri civile”)…?!
Sigurisht Edi Rama…,  për deri sa “iniciatore” për “emërime” kandidatësh për presidentë, janë gratë e jetës së Edi Ramës… Ndaj edhe kandidatura “e emëruar” për president nga “shoqëria civile”, nuk kanë si ta kapërcejnë rrethin e miqësisë dhe bashkëpunëtorëve të grave të jetës së Edi Ramës…
Edhe atyre ju takon të bëjnë qokën e tyre në këtë inflacion qokash e kandidatësh të pritshëm për president.
Nga ana tjetër, përpos kësaj nxitje të shfrenuar të propozimeve për kandidatë presidencialë, Edi Rama vetë, ende nuk pa pranon të bëhet pjesë e këtij procesi në mënyrë “institucionale”.
Me këto qëndrime të pa stabilizuara lidhur me raundet presidenciale apo edhe për rinovimin e institucioneve të tjera tregojnë se një njeri që e konsideron shtetin produkt pazaresh.
A nuk bëri kështu me Igli Totozanin, Avokatin e Popullit...?!
A nuk tentojë të bëjë të njëjtën gjë edhe me Ardian Vishën, kandidatin për në KLD...?!
Dhe hajt pastaj, mos mendo dhe mos thuaj po deshe se Edi Ramës nuk mund t’i delegohet kurrfarë pushteti ekzekutiv...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›