E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Pa PR-në çështja e pronës nuk do të kishte arritur këtu ku është”

Autori i Lajmit: red.
Nën siglën “Sot në NATO, nesër në BE”, kryetari republikan, Fatmir Mediu, shpalosi përpara qytetarëve korçarë ambicien e koalicionit të djathtë për të vijuar reformat e nisura në arsim, shëndetësi e shumë sektorë të tjerë të ekonomisë së vendit. “Në këto katër vite ne jo vetëm arritëm të marrin ftesën për anëtarësim, por dhe e anëtarësuam Shqipërinë, me të drejta të plota në NATO. Kjo është një fitore e madhe, të cilën duhet ta shohim si moment triumfi dhe angazhimi serioz. Tashmë ne jemi përkrah vendeve më demokratike dhe më të përparuara të botës. Ashtu si ne arritëm të anëtarësohemi në NATO, tashmë jemi afër anëtarësimit në BE. Vota juaj për Partinë Republikane është siguria që i jepni vetes dhe familjes suaj, për të realizuar ëndrra të tjera të mëdha. Pasi ëndrra jonë është më e madhe se kaq, rruga që do të bëjmë është akoma më e begatë. Duke votuar PR-në ju i jepni zë votës suaj, ne do të angazhohemi ta përfaqësojmë atë sa më denjësisht në Kuvend, ashtu si kemi bërë këto vite. PR-ja që në fillimet e saj ka qenë mbrojtëse dhe përfaqësuese e ish-pronarëve. Që në themelimin e PR, ne kemi kërkuar kthimin e pronës pronarit dhe njohje të pronës private. Pa Partinë Republikane çështja e pronës nuk do të kishte arritur këtu ku është. Ne kemi përfaqësuar në Parlament, për legjislatura të tëra pronarët, duke ngritur zërin për kërkesat e tyre, sepse jemi të bindur se duke u kthyer prona tek i zoti Shqipëria do të ketë zhvillim ekonomik dhe se zgjidhja e çështjes së pronës është elementi kyç për anëtarësimin në BE”,- theksoi Mediu. Kryerepublikani vijoi më tej duke thënë: “Partia Republikane është e ndjeshme ndaj kërkesave dhe nevojave të shqiptarëve. Më mirë se kurrë kjo dëshmohet në Korçë. Përfaqësimi më i lartë i gruas në politikë është tashmë një nevojshmëri dhe PR po e realizon sa më mirë. Listën shumemërore e kryeson një grua, zonja Myrvete Pazaj, e cila kam besimin se gëzon respektin dhe mbështetjen e të gjithë qytetit të Korçës”, përfundoi kreu i PD-së, Mediu.
Ky lajm është publikuar: 05/05/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›