Berisha: “Do të ndërtojmë aeroportin dhe portin më të madh në Vlorë”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Kryeministri në Vlorë
Kreu i qeverisë, Sali Berisha, ka deklaruar nga Vlora, ku ka marrë pjesë në takim me të rinj dhe të reja të këtij qyteti, se qyteti bregdetar do të ketë njërin prej porteve më të mëdha të Mesdheut dhe do të ketë edhe aeroportin e vet. Kryeministri ripërsëriti gjithashtu edhe premtimin se objektivi kryesor në mandatin e dytë qeverisës do të jetë liberalizimi i plotë i vizave me BE-në. Berisha tha se ky takim zhvillohej pas dy ngjarjeve shumë të rëndësishme për Vlorën dhe mbarë Shqipërinë, siç është anëtarësimi me të drejta të plota në NATO dhe paraqitja e kërkesës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “Vlora dhe Shqipëria kishin shekuj që prisnin këto dy data. Këto dy data sot janë realitet”. Duke theksuar se Vlora çdo ditë e më shumë bëhet metropol evropian i Shqipërisë, Kryeministri tha se Vlora është tashmë në rrugën e pakthyeshme drejt zhvillimit dhe modernizimit, për një jetë më të mirë për qytetarët e saj. “Vlora është sot epiqendër turistike kryesore e vendit, ka një nga qendrat universitare më të fuqishme të vendit. Nga sot do të fillojë të ndërtojë parkun industrial dhe ka burimin e vet energjetik. Vlora do të ketë njërin prej porteve me të mëdha të Mesdheut. Ky qytet do të ketë aeroportin e tij, ndaj dhe ju do të ndiheni gjithnjë e më shumë si të rinj e të reja, qytetarë të metropolit të vërtetë evropian. Ne do të punojmë së bashku për mandatin tonë të dytë, për mandatin tuaj, mandatin e ëndrrave më të bukura të shqiptarëve, mandatin e horizonteve të reja, e ëndrrave të shndërruara në realitet, mandatin e Vlorës metropol evropian, mandatin e lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë, mandatin e shkollimit më të mirë të të rinjve shqiptarë, mandatin e një Shqipërie tjetër, e një Shqipërie evropiane.
Projekti qeveritar
Për qeverisjen time, projekti i më i bukur i Shqipërisë, projekti më i bukur i Vlorës është në mendjen tuaj, në zemrat tuaja, në shpirtin tuaj. Ndaj dhe unë kam bërë zgjedhjen time, do të bëj gjithçka për ju që ju të bëni Vlorën dhe Shqipërinë ashtu siç ju e doni vetë. Në katër vite ne trefishuam numrin e studentëve nga 52 mijë në 150 mijë. Në katër vitet që vijnë ky numër do të arrijë në 160 mijë studentë. Diplomat tuaja janë vektorë të zhvillimit të Shqipërisë. Ne do të bëjmë çdo gjë që ju të shkolloheni në kushtet më të mira. Sa më të ditur të jeni ju, aq më e bukur do të jetë Vlora, aq më e bukur do të jetë Shqipëria. Sot ne kemi dyfishuar buxhetin për arsimin dhe unë ju garantoj se do ta trefishojmë atë, në katër vitet që vijnë. Internet dhe kompjuter për çdo të ri shqiptar, është premtimi im për ju. Unë e di se për ju pas familjes, shkollës, ndjesia evropiane është ndjesia kryesore. Ju do të lëvizni si të gjithë të rinjtë e Evropës, ndër më të bukurit, ndër më të diturit. Liberalizimi i vizave brenda vitit të parë, të mandatit tonë të dytë, është objektivi ynë, është premtimi ynë dhe ne do ta mbajmë atë.
Investimet dhe punësimi
Shqipëria është sot kantier ndërtimi nga Konispoli në Valbonë. Nga Morina e Kukësit, në Qafë-Plloçë, në Levan, në Vjosë e kudo. Në këto vite janë firmosur me dhjetëra kontrata të cilat punësojnë dhjetëra e mijëra punëtorë, specialistë, ekspertë. Ndaj dhe ne do të punojmë me përkushtim, do të bëjmë çdo gjë, për punësimin tuaj, derisa dhe një i ri i vetëm të ketë nevojë për punë në Shqipëri. Anëtarësimi ynë në NATO, pas ditës së pavarësisë, është arritja jonë më e madhe. Vlora dhe mbarë Shqipëria do të jenë njëherë e përgjithmonë të sigurta, do të ndërtojnë të ardhmen, të lirë, dinjitozë, ashtu siç e meritojnë. Ne kishim ëndërr që kombi ynë të qëndronte një. Hapja e tunelit të Kalimashit, është tuneli që bashkon shqiptarët. Është tuneli që sjell Prishtinën në Vlorë, në Tiranë, në Durrës, që sjell Kosovën në brigjet tona. Ne do të punojmë së bashku për mandatin tonë të dytë, për mandatin tuaj, mandatin e ëndrrave më të bukura të shqiptarëve, mandatin e horizonteve të reja, e ëndrrave të shndërruara në realitet, mandatin e Vlorës metropol evropian, mandatin e lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë, mandatin e shkollimit më të mirë të të rinjve shqiptarë, mandatin e një Shqipërie tjetër, e një Shqipërie ashtu siç e ëndërrojmë ne, e një Shqipërie evropiane”, - përfundoi kreu i qeverisë, Berisha.
Ky lajm është publikuar: 05/05/2009