Referendumi grek qe po revolton Europen

Nga Ardian Civici
Ne histori jane shume te rralla rastet kur nje referendum i nje vendi mund te kete pasoja ne te gjithe boten. Aq me teper kur ky referendum zhvillohet ne nje vend te vogel prej 10 milione banoresh ne kete bote tashme shtatemiliardeshe ne nje vend qe perfaqeson me pak se 2 te PBB te Europes dhe eshte ne nje shifer absolutisht te paperfillshme ne ekonomine e financat boterore. Dhe si per ti vene kapakun paradoksit referendumi do ti kerkoje popullit grek te jete dakord apo te refuzoje planin europian dhe nderkombetar te ndihmes per ekonomine dhe financat greke qe jane ne katastrofe te plote duke rrezikuar me ore dhe dite falimentimin e shtetit grek. Fatkeqesisht sic duket nga sondazhet greket pritet te votojne jo duke e zhytur vendin ne nje situate te komplikuar ekonomiko-financiare te paprecedente por duke e rrezikuar gjithe Europen drejt nje kaosi me mjaft te panjohura. Nese politika figurat me autoritare publike te Greqise apo partneret europiane nuk do te arrijne ta bindin politiken dhe popullin grek per faktin se plani special shtrengues i qeverise dhe paketa e masave dhe ndihmes europiane ishte e vetmja rruge shpetimi per Greqine ne keto momente atehere sic shprehet ministri aktual i Financave referendumi eshte nje rast unik per popullin grek qe te beje nje katarsis te drames qe po jeton. E thene kjo nga nje grek dhe per nje fjale si katarsis qe e ka origjinen e lindjes ne Greqine e lashte nuk eshte as me shume e as me pak se ne duhet te pastrohemi nga pasione te semura nepermjet kesaj tragjedie ku ndodhemi.
Vendimi i Kryeministrit Papandreu qe pak dite me pare ne vigjilje te planit europian te shpetimit do te deklaronte entuziast se Greqia po hyn ne nje ere te re i shoqeruar me pohimin e ministrit te Financave se tashme borxhi grek behet i menaxhueshem ishte reagim i paster ndaj presionit popullor mjaft te ashper qe po perjeton Greqia keto javet e fundit. Vendi eshte pothuajse i paralizuar grevat dhe tensionet e ashpra sociale ndjekin njera-tjetren aktiviteti ekonomik eshte i asfiksuar dhe duket sikur askush nuk punon me ne Greqi. Psikologjia e mjaft njerezve se nuk kemi me asgje per te humbur po e ben mbytese situaten nderkohe qe per here te pare qe nga rivendosja e demokracise ne Greqi ne vitin 1974 parada ushtarake ne kuadrin e festes kombetare anulohet duke e detyruar Presidentin e Republikes Karolos Papulias qe te braktiste tribunen solemne. Tashme perballe deklarates zyrtare te Kryeministrit Papandreu se vullneti i popullit grek na imponohet ne te gjitheve organizimi i referendumit duket nje fait accompli. Por pikepyetja e madhe qendron ne pergjigjen qe greket do te japin nese jane dakord apo kunder Nese do te jete JO pergjigjja e tyre sic duket edhe nga sondazhet e realizuara keto dite qe tregojne se rreth 60 e grekeve jane absolutisht kunder marreveshjes se 26 tetorit me BE-ne atehere gjithcka pritet te komplikohet per keq.
Por ky skenar i papritur grek jo vetem qe i gjeti te papergatitura vendet e eurozones dhe BE-se qe po benin gjithcka per ta shpetuar Greqine nga kriza totale por dhe i surprizoi negativisht ata. Mjaft personalitete te larta politike e drejtuese ne Europe shprehen se Kryeministri grek hapi kutine e Pandores qe eshte e demshme per vete popullin e tij per te ardhmen e Greqise dhe po kaq e demshme per gjithe zonen euro. Europianet po ndihen te cuditur dhe te shqetesuar nga ky qendrim i qeverise greke e cila mori nje vendim qe prek rende gjithe vendet anetare te zones euro dhe te BE-se pa u konsultuar paraprakisht me keto vende. Europianet i kujtojne Greqise se ata bene shume per tu treguar solidare me popullin dhe qeverine greke por ky solidaritet duhet te funksionoje nga te dy krahet. Kryeministri francez Fillon deklaronte dje se natyrisht ne demokraci ti drejtohesh popullit eshte me se legjitime por neve na vjen keq qe ky vendim u mor ne menyre unilaterale per nje problem qe prekte gjithe partneret e Greqise.
Mbas marreveshjes se 31 tetorit qe 17 kryetaret e qeverive te zones euro arriten europianet menduan qe termeti i krizes greke ishte tashme pas shpine. Por europianet nuk menduan asnje zgjidhje tjeter rezerve nese Greqia refuzon planin e shpetimit dhe perballe vendimit te mundshem JO te grekeve vleresojne nje risk te jashtezakonshem per stabilitetin e zones euro te ardhmen e vete euros si monedhe e perbashket dobesimin e efekteve te pritshme te Fondit Europian te Stabilitetit Financiar dhe nje pamundesi manovrimi e zgjidhjeje te qendrueshme per krizen e tyre te borxheve sovrane dhe stabilitetin e sistemit bankar europian. Europianet jane jo vetem te revoltuar por dhe te alarmuar duke ia bere te qarte Greqise se ata kane te drejte te bejne nje referendum por jo me larg se fundi i vitit dhe vetem duke shtruar si pyetje pjesemarrjen ne zonen euro nderkohe qe ka edhe zera qe shkojne akoma me tej duke u shprehur se nese greket thone JO per zonen euro le te dalin prej saj. Skenar me problematik se ky zor se mund te mendohej qofte edhe 2-3 dite me pare.
Por bashke me europianet duket se po kaq te alarmuar jane dhe pjesa kryesore e vendeve dhe ekonomive me te zhvilluara te planetit te mbledhura ne kuadrin e G20-s ne Cannes Kane te Frances. Ky takim i radhes i G20-s qe ne vetvete perfaqesojne 80 te PBB boteror dhe mbi 65 te popullsise boterore ishte parashikuar te kishte nje axhende normale nderkombetare ne emer te gjetjes se rrugeve me te mira te qeverisjes ekonomike globale. Per ti dhene ketij takimi nje profil sa me social aty jane ftuar perfaqesues te shumte te sindikatave shoqerise civile grupeve te interesit dhe drejtuesit kryesore te bizneseve me te medha te 20 vendeve me te pasura te planetit. Vendimi i Kryeministrit Papandreu per mbajtjen e referendumit dhe me shume se kaq rreziku qe kriza europiane e borxheve te shpertheje perseri nese greket thone JO e ndryshoi teresisht axhenden e G20-s.
Ne vend te takimeve te rendesishme te parashikuara ndermjet Presidentit francez Nikola Sarkozi me homologun e tij kinez Hu Jintao ato te drejtuesve kryesore europiane me FMN-ne takimet me Presidentin Obama per zhvillimet ne boten arabe dhe vecanerisht ne Libi e Siri diskutimet per ndihmat per zhvillim dhe reduktimin e varferise rregullimin e tregjeve agroushqimore dhe fluksit te kapitaleve tensionet ndermjet monedhave te vendeve me te fuqishme etj. gjithcka duket se do te mbulohet me hije nga ceshtja greke. Nderkohe qe europianet dhe gjithe vendet e G20-s po beheshin gati ti shprehnin botes se investitoret e ekonomive me te medha te botes nepermjet rregullimit te financave dhe transformimin e sistemit monetar boteror kane nje vizion afatgjate per qeverisjen globale si dhe nje vullnet te qarte per zgjidhjen e krizave duke nenvizuar si elementin celes solidaritetin dhe bashkepunimin ndermjet tyre Kali i Trojes edhe kete radhe duket se po ndryshon thelbin e ketyre perpjekjeve.
Europianet dhe gjithe partneret e tjere po tentojne dhe shansin e fundit. Te gjithe perballe Papandreut. Presidenti francez Sarkozi kancelaria gjermane Merkel drejtoresha e FMN-se Christine Lagarde perfaqesuesit me te larte te institucioneve europiane si Keshilli i Europes Komisioni Europian Eurogrupi Banka Qendrore Europiane do te tentojne in extremis ta vene Kryeministrin grek perpara pergjegjesise per te vene ne balance suksesin apo mbijetesen e tij politike ne Athine me pergjegjesite europiane te Greqise. Europianet do te kishin preferuar qe Papandreu te kishte kurajen dhe te ndiqte shembullin e Kryeministrit spanjoll Zapatero dhe te shpallte zgjedhjet e parakohshme duke respektuar planin special shtrengues ekonomik e financiar. Meqenese ne horizont nuk ka asnje zgjidhje apo skenar tjeter te mundshem Papandreut do ti shtrohet hapur pyetja mjaft delikate Nese greket e hedhin poshte planin europian te rimekembjes a doni ju qe Greqia te dale nga zona euro A mendoni se mund te hidhet poshte nje plan shpetimi dhe solidariteti qe i kushtoi shume Europes me nje largim nga zona euro Europianet vleresojne se kjo do te ishte nje vetevrasje per Greqine aq me teper qe financat publike greke rrezikohen seriozisht nga nje falimentim ne fund te dhjetorit 2011.
A duhet vazhduar ti jepen Greqise ndihmat dhe borxhet e premtuara Qeveria greke po pret me padurim transhin e fundit prej 8 miliarde eurosh qe do te jepet ne forme ndihme nga FMN dhe kredite dypaleshe ndermjet shteteve te BE-se nderkohe qe akordimi i ketyre 8 miliarde eurove kushtezohej nga pranimi nga qeveria dhe Parlamenti grek i planit europian te shpetimit d.m.th. te pranimit te reduktimit me 50 te borxhit sovran grek dhe ndihmes europiane prej 130 miliarde eurosh te vendosur ne Bruksel me 26 tetor. Por a mund ti derdhen normalisht keto para Greqise FMN ka filluar te dyshoje nderkohe qe europianet jane ne nje dileme te forte a duhet ndihmuar nje vend qe refuzon angazhimin dhe detyrat e tij europiane Europianet duhet tu kthehen disa pyetjeve fondamentale A vepruan drejt kur pranuan Greqine ne BE dhe zonen euro A duhet te ndryshojne thelbesisht politikat e tyre te zgjerimit A mundet qe nje vend qe per me shume se dy dekada ka perfituar maksimalisht nga BE dhe zona euro te vendose qe te dale lirshem prej saj pavaresisht pasojave kolektive per monedhen e perbashket A duhet konceptuar nje Europe e re monetare. Te gjithe syte e vemendja eshte e perqendruar te Greqia nderkohe qe te gjitha shpresat jane ne nje vendim te pjekur e korrekt te saj. Ne rast te kundert skenaret jane te rrezikshem e te paparashikuar ne efektet e tyre.
Gazeta Panorama