Topi kundër shtyrjes së zgjedhjeve parlamentare
22/04/2009 Kartat e identitetit, Presidenti i Republikës për herë të parë apelon partitë politike për zgjidhje
Presidenti i Republikës Bamir Topi për herë të parë u ka bërë apel partive politike t’u japin fund një herë e mirë debateve për kartat e identitetit dhe të gjejnë sa më shpejt zgjidhje. Duke vlerësuar se ato kanë pasur kohë ta ezaurojnë këtë debat, ka shprehur gjithashtu besimin se politika shqiptare mund ta bëjë këtë, pasi ka treguar se mund të gjejë zgjidhje edhe brenda një nate. Gjatë një takimi që ka zhvilluar me studentët e Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike, kreu i shtetit shqiptar e ka venë theksin te roli i politikës shqiptare në një shtet demokratik dhe në mënyrë të veçantë te rëndësia që kanë për vendin tonë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Dy muaj larg nga dita e zgjedhjeve dhe fatkeqësisht në fokus është çështja: do të pajisen apo nuk do të pajisen me letërnjoftimi dhe si do të pajisen. Do të thosha se ky është një hap mjaft i gabuar i politikës shqiptare, që ka pasur kohën e mjaftueshme të merret me këtë problem dhe të mos të kthejë në fokus pikërisht dy muaj para zgjedhjeve çështjen e letërnjoftimeve, që mund të kthehen në një kaos psikologjik për qytetarët. Sot krijohet një lloj kakofonie, e cila uroj që të zgjidhet sa më shpejt dhe duhet të zgjidhet në mënyrë definitive. Partitë duhet t’i largohen këtij debati, por duhet të gjejnë zgjidhjen, sepse zgjidhja është për qytetarët, të mos krijojnë kaos te qytetarët, por të sinkronizojnë zërin e tyre. Kjo është detyra minimale e politikanëve, të cilët në gjykim fare simplist paguhen për këtë punë”, - theksoi Presidenti i Republikës për këtë çështje. Numri një i shtetit shqiptar në këtë kontekst, duke dashur të eliminojë çdo lloj hamendësimi mbi shtyrjen e zgjedhjeve, ka vënë theksin edhe te roli që ka komisioni i posaçëm ad hoc për zgjedhjet. “Është ngritur dhe Komisioni i Posaçëm, kështu që mendoj se ky komision duhet patjetër të aktivizohet që t’i japë një zgjidhje decizive këtij procesi. Ne duhet të shkojmë patjetër sipas asaj që kemi përcaktuar, sipas asaj që ka Kushtetuta, sipas asaj që ka ligji, sipas asaj që ka dhe dekreti, që data 28 qershor të jetë datë kur ne duhet të zhvillojmë zgjedhje, të cilat do të jenë pikë shumë e rëndësishme referimi për anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, - nënvizoi Topi. Duke ripërsëritur rëndësinë që kanë për Shqipërinë zgjedhjet e 28 qershorit, ai tha se “Shqipëria më 28 qershor të japë provën e madhe se do të bëjë zgjedhje të lira, të ndershme, korrekte dhe zgjedhje që nuk do të kontestohen. Simptoma të kontestimit paraprak tregojnë se ka paragjykim, dhe paragjykimi nuk shkon më në Shqipëri, sepse Shqipëria tashmë është vend i NATO-s”. Në përfundim të fjalës së tij Presidenti Topi ka përmendur edhe rëndësinë që ka pajisja e qytetarëve me karta identiteti, duke e lidhur me mundësinë e gjithsecili për të lëvizur në mënyrë të lirë.
Mesazhi studentëve
Kreu i shtetit u ka kërkuar përfaqësuesve të ardhshëm të politikës shqiptare që mbi të gjitha në jetën e tyre të jenë vetvetja. Për këtë ai ka përmendur, pa emra konkretë, eksperienca të vëna re deri tani, sipas së cilave të rinjtë e politikës nuk ndjekin shembullin e tyre, por imitojnë liderët e tyre. “Duhet të jeni vetvetja, sepse kjo është garancia maksimale, që mund të ketë një politikan i ri në karrierën e tij. Ka raste të dhimbshme nga eksperienca në politikë, kur njerëzit dalin jashtë karakterit të tyre, dalin jashtë natyrshmërisë së tyre, mundohen të bëjnë veprime të sforcuara, disa prej tyre dhe klonohen, nuk kanë fytyrën e tyre, marrin fytyrën e liderit, sjelljen e tij, gjestikulacionet dhe natyrisht nuk kanë jetëgjatësi. Njeriu duhet të dijë të jetë shumë luajal, duhet të jetë shumë konstruktiv në ndërtimin e marrëdhënieve, por nuk ka nevojë të jetë imitues”, - tha ai.
Ligji për gjykatat administrative, PS bojkoton komisionin, LSI qëndron
Mazhoranca pro propozimit të PS-së. Shmangen seksionet
Minimalisht do të ngrihen gjashtë gjykata të shkallës së parë
Mazhoranca në Komisionin e Ligjeve, edhe pse në mungesë të kundërshtarëve të saj politikë, miratoi propozimin e PS-ë dhe të Konfindustrisë për organizimin e gjykatave administrative në gjykata dhe jo në seksione. Ata i kishin propozuar qeverisë dhe Kuvendit organizimin e gjykatave administrative pranë gjykatave të apelit, propozim që sipas deputetëve të mazhorancë s’ishte një numër shumë i vogël - gjashtë të tilla - për të menaxhuar çështjet e mëdha administrative që trajtohet sot nga gjyqësori. Për këtë qëllim Komisioni gjeti një formulim të mesëm, duke mos përcaktuar me ligjin në diskutim “Për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative dhe drejtësinë administrative” numrin e gjykatave administrative që do të ngrihen në rang republike. “Duke marrë parasysh propozimet e të gjitha palëve, mendoj se zgjidhja e mesme e këtij formulimi do të ishte ‘gjykatat administrative të shkallë ssë parë organizohen së paku në numër dhe për territor të barabartë me atë të gjykatave të apelit’. Pra, minimalisht do të jenë 6 gjykata, por do të kenë të njëjtin juridiksion territorial me atë të gjykatave të apelit”, - tha kryetari i Komisionit Ilir Rusmali. Ai u deklarua gjithashtu kundër propozimit të PS-së edhe për nenin në vijim, sipas të cilit “përvoja si gjyqtar në gjykime administrative, si juristë i kualifikuar nga radhët e profesoratit dhe të administratës shtetërore përbën përparësi të kandidatit në emërimin e tij gjyqtar në gjykatat administrative, por në asnjë rast numri i tyre nuk duhet të kalojë shifrën prej 10% të numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve të gjykatave administrative”. “Nëse ngrihet një strukturë e re, vetëm 10% e kontingjentit do ta marrë nga ata që gjykojnë sot. Ky kufizim është i pajustifikueshëm. Po të ishin të pranishëm deputetët e PS-së, do të kërkonin falje për këtë propozim”, - vijoi deputeti i PD-së Rusmali. Ndërkohë sipas deputetit tjetër të PD-së Eris Hoxha, 10% është një dritare e madhe. Për këtë qëllim komisioni, në përbërje të të cilit ishin edhe dy deputetë plotësues të PD-së , vendosi që kjo masë prej 10%, të ruhet vetëm ditën që ngrihet struktura dhe më pas është pjesë e sistemit. Lidhur me përbërjen e trupit gjykues Komisioni pranoi variantin e propozuar nga Ministria e Drejtësisë, sipas të cilit gjykata administrative e shkallës së parë gjykon si rregull me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë. Komisioni do të vijojë sot miratimin e neneve të mbetura të këtij projekti.
Organizimi i gjykatës
Lidhur me mënyrën e funksionimit të gjykatave administrative u miratua varianti i qeverisë, sipas së cilës “përveç kritereve të përgjithshme të përcaktuara në ligjin nr. 9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, përvoja e gjyqtarit në gjykatën administrative të shkallës së parë apo në administratën shtetërore përbën përparësi të kandidatit në emërimin e tij gjyqtar në Gjykatën e apelit Administrativ.
Përbërja e trupit gjykues
Kur çështja nuk ka karakter kompleks, vetëm me vendim unanim të tre gjyqtarëve çështja gjykohet nga gjyqtari kryesues. Përjashtim përbëjnë paditë në fushën e marrëdhënieve të punës, të cilat gjykohen gjithmonë me trup gjykues të përbërë nga një gjyqtar. Gjykata e Apelit Administrativ gjykon me trup gjykues të përbërë: nga pesë gjyqtarë paditë ndaj aktit nënligjor normativ; nga tre gjyqtarë çështjet e tjera.