E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, kundër ndërkombëtarëve për zgjedhjet e imunitetin



Duket e pavend kur nga goja e socialistëve sot artikulohen akuza për imunitetin e ministrave, pasi ishte kjo parti që bllokoi miratimin e ligjit për kufizimin e imunitetin në mandatin e parë të qeverisë “Berisha”. Heqja e imunitetit ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e organizmave ndërkombëtarë dhe e diplomatëve në veçanti, por herën e fundit që mazhoranca e djathtë provoi të kalonte në Kuvend ligjin që mundësonte një gjë të tillë, ishte opozita socialiste që e bllokoi. Përkundër sugjerimit të ndërkombëtarëve për heqjen e imunitetit të deputetëve, PS-ja e ankimoi nismën e Partisë Demokratike deri në Komisionin e Venecias. Komisioni i Venecias përgëzoi nismën, por kërkoi shumicë 84 vota. PS në parlament duhet të votojë për këtë nismë. Tani vjen sërish momenti kur mazhoranca aktuale ka vendosur të rifusë në rend dite këtë ligj, i cili kërkon një shumicë të cilësuar, duke bërë të domosdoshëm konsensusin e opozitës. Por nuk është hera e parë që PS dhe kryetari i saj, Edi Rama, dalin kundër sugjerimeve dhe qëndrimeve të faktorit ndërkombëtar. Në zgjedhjet e fundit parlamentare përkundër sugjerimit të ambasadorit amerikan, për të mos fotografuar votën, PS angazhoi mijëra komisionerë me aparate fotografike spiunë për ta bërë një gjë të tillë. Pas këtyre zgjedhjeve që u pranuan dhe u vlerësuan në përgjithësi nga ndërkombëtarët, PS po ecën në rrugën e kundër, duke mos i njohur këto zgjedhje. Kështu përkundër sugjerimit të miqve ndërkombëtarë, përfshirë OSCE, SHBA dhe BE, për të hyrë në Parlament dhe për të qenë opozitë konstruktive, Rama vijon të bojkotojë Kuvendin. Kamikazët e Ramës dhe Veliajt (p.sh Blendi Salaj) që nuk ndihen për bojkotin e as për ndalimin e mediave në pasqyrimin e kongresit, protestave etj., po përpiqen të stisin lajme sikur TEC-i i Vlorës nuk i përmbush standardet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›