Durrës, rikthehet moti i keq, bllokohet puna në Port
Moti i keq i shoqëruar më erë të fortë ka paralizuar puna në portin e Durrësit. Shirat e dendur dhe dallgët mbi 6 ballë në det kanë paralizuar tërësisht punën në Portin e Durrësit. Situata e përkeqësuar e motit e ka bërë mjaft të vështirë punën aty, ndërkohë që mësohet se është ndaluar dalja e anijeve dhe peshkarexheve në det. Porti i Durrësit është përfshirë gjatë orëve të para të mëngjesit së djeshme nga moti i keq dhe deti i trazuar. Era e fortë që fryn nga jugperëndimi ka bllokuar përkohësisht përpunimin e mallrave, si dhe nisjen e anijeve nga ky port. Burime nga kapitaneria e Portit, bëjnë të ditur se deti është mjaft i trazuar dhe fuqia e tij shkon nga 8 deri në 9 ballë. Burime zyrtare nga kapitaneria e portit thanë se era e fortë i ka detyruar anijet tregtare dhe elektro-vinçat që punojnë për ngarkimin dhe shkarkimin e tyre, të ndërpresin punën në pritje të përmirësimit të motit.Nga burimet zyrtare mësohet se në det të hapur nuk janë lejuar moto-peshkatoret, ndërsa anijet tregtare që ndodhen në Radën pranë portit, nuk kanë paraqitur probleme. Në të njëjtën situatë me anijet e tonazhit të rëndë dhe atij të mesëm, janë përfshirë edhe tragetet e linjave, që kanë destinacion brigjet italiane. Në gjirin e Durrësit era ka fryrë me shpejtësi deri në 18 metër në sekondë dhe forca e detit arrin në 6 ballë. Por sipas të dhënave që ka kapitaneria, moti pritet të përkeqësohet. Ndërkaq shirat e shumta kanë shkaktuar përmbytje edhe në rrugët e qytetit bregdetar, po kështu në ujë kanë përfunduar edhe shtëpi dhe biznese në disa lagje të qytetit, ku më e rëndë situata paraqitet në Plazh dhe në Shkozet....