Zbulime të reja në varrin e mbretit Herodi i Madh
Profesor Ehud Netzer, nga Instituti i Arkeologjisë së Universitetit hebraik në Jerusalem, ka theksuar në një konferencë për shtyp se janë gjetur objekte të reja në zonën e Herodiumit, gati 12 kilometra larg nga Jerusalemi. Bëhet fjalë për disa të dhëna të tjera, që hedhin dritë mbi vendin ku është varrosur dhe ku ndodhet varri i mbretit Herodi i Madh. Mbreti Herod është i njohur si mbreti më gjakatar në historinë e vjetër të Izraelit. Ai ka jetuar rreth 40 vjet para Krishtit.
2 Dhjetor 2008