Rama letër Berishës: Thirrje për konsensus brenda 18 marsit
TIRANE- Pas rrëzimit në Komisionin e Ligjeve të kërkesës kryesore të PS-së për hapjen e kutive të votimit, pjesë e draftit të propozuar nga opozita, kreu socialist Edi Rama i drejtohet kryeministrit Berisha me një letër të hapur në të cilën konsideron se mungesa e vullnetit të qeverisë për të bërë transparencën e kutive të 28 qershorit është shprehje e frikës që ka mbërthyer mazhorancën.
“Do të kisha dashur sot t’ju shtrëngoja dorën për kurajon, por fatkeqësisht nuk mund tju shpreh vecse keqardhje për frikën tuaj nga e vërteta që gjendet në kutitë e zgjedhjeve të 28 qershorit. Do të kisha dashur shumë që sot Komisioni i Ligjeve të kishte hapur rrugën e zgjidhjes së problemit të rëndë që ekziston , jo mes meje dhe jush as dhe mes partive e kampeve tona politike por ne mes të rrugës që ndan të shkuarën me të ardhmen europiane të Shqipërisë, ku prej 20 vitesh nuk bëhen dot zgjedhje të lira, të ndershme , të pakontestueshme si në cdo vend tjetër europian” thekson kryesocialisti në letrën e hapur drejtuar kreut të qeverisë.
Duke konsideruar vendimin e sotëm të Komisionit të Ligjeve si mungesë të vullnetit për ti dhënë drejtim zgjidhjes së krizës, Rama shkruan se opozita shpreson që Kuvendi ti japë fund situatës politike në vend, duke dalë me një tjetër përfundim në datën 18 mars.
“Ndaj ju shkruaj me shqetësim të madh sot në vigjiljen e 18 marsit kur të gjithë brenda e jashtë Shqipërisë dëshirojnë ligjërimin e një marrëveshjeje dinjitoze që i jep vendit drejtimin e daljes nga kriza politike dhe vetë parlamentit një frymëmarrje të re demokratike” shkruhet në letër.
Rama fton kryeministrin Berisha ta konsiderojë letrën e tij si një ftesë për të kthyer 18 Marsin në ditën e konsensusit historik, që sic shkruan ai do ti japë fund njëherë e përgjithmonë mekanizmit të korrupsionit që ka përfshirë prej 20 vitesh sistemin zgjedhor në Shqipëri.
Kryesocialisti rithekson edhe njëherë se kërkesa e opozitës për hapjen e kutive nuk synon ndryshim rezultati në tavolinë, as deligjitimim të parlamentit, por vetëm atë që Rama e cilëson si clirim të zgjedhjeve të ardhshme nga korrupsioni. Hetimi sqaron Rama, nuk ka të bëjë me të shkuarën, por vetëm me të ardhmen dhe ky hetim mund të bëhet vetëm përmes transparancës.
“Kutitë të hapen jo për të rinumëruar votat, por për të hetuar numërimin në një proces ku edhe sipas OSBE/ODIHR në një të tretën e qendrave ka qenë i keq dhe shumë i keq. Kuvendi duhet të vihet në punë jo për të dubluar institucione të tjera apo për t’iu mbivendosur pushtetit gjyqësor por për të hetuar si është implementuar kodi zgjedhor dhe sa është zbatuar ligji në 28 qershor” thuhet në letrën e kreut të opozitës.
“Ky hetim mbështetur në Kushtetutë, thotë Rama, do të identifikojë problemet që duhen zgjidhur në të ardhmen dhe për të hedhur dritë mbi përgjegjësitë për moszbatimin e ligjeve në fuqi. Ne nuk kemi punë me vendimet e KQZ, thotë më tej Rama, dhe as me vendimet e kolegjit zgjedhor por nuk mund të qëndrojmë mbi kutitë e mbyllura.
Kryesocialisti komenton edhe vendimin për bojkot duke thënë se nuk ishte bojkoti që futi në krizë demokracinë, por kriza e demokracisë që coi opozitën në bojkot, krizë që sipas tij i ka rrënjët te korrupsioni elektoral.
Me tej, Rama nuk lë pa shigjetuar Berishën kur shkruan se ai nuk ka lëvizur asnjë gjysmë hapi nga pozicioni fillestar. Letra e Ramës mbyllet sërish me thirrjen që 18 Marsi të jetë dita kur Kuvendi të bëjë hapin e madh të clirimit duke theksuar se në të kundërt Partia Socialiste do të radikalizojë qëndrimin e saj, deri në largimin e qeverisë.
(Erjola Nurcelli/ BalkanWeb)