E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu në Bruksel: Kosova prezente në operacionet e NATO-s

PRISHTINë- Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu do të qëndrojë për vizitë në Bruksel, ku të mërkurën do t'i drejtohet Këshillit të NATO-s.

“Do ta njoftoj Këshillin e NATO-s, për opinionet e institucioneve të Kosovës lidhur me zhvillimet politike, synimet që Kosova të lëvizë fuqishëm në zhvillimet e brendshme ekonomike, demokratike dhe të tjera, si dhe për rolin e saj që të jetë faktor i rëndësishme i paqes dhe stabilitetit”, tha Sejdiu.

Ai shtoi se do ta përsërisë kërkesën e tij të mëhershme që Kosova, qoftë edhe simbolikisht, të jetë prezente në operacionet paqësore të NATO-s.

Gjatë vizitës, Sejdiu do ta shoqërohet nga Ministri i FSK-së, Fehmi Mujota.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›