"Rama perdhunon kujtesen historike te Tiranes"
Nje nder zerat me kritike ndaj asaj cka kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama po ben ne sheshin qendror te kryeqytetit, analisti Fatos Lubonja ne Tv Klan shprehet se eksperimentin i fundit i Rames me sheshin se ai personalisht dhe te gjithe ato qytetare qe jetojne ne Tirane dhe me kujtime, i konsiderojne edhe si perdhunime te kujteses historike te qytetit nga tekat e nje kryebashkiaku, qe edhe kur e leu gjithe Tiranen me boje nuk pyeti njerezit. Lubonja eshte shprehur se projekti i paraqitur nga kryebashkiaku vetem sa e percudnon identitetin e kryeqytetit.
Si e komentoni ju kete mbyllje te befte nga ana e Bashkise te sheshit qendror te Tiranes, i cili ne pak momente u kthye ne nje kaos te vertete?
Kjo ka dimensionet e veta si ngjarje, nuk eshte ceshtja thjesht tek nje shesh, sado qe eshte shume qendror. Eshte ceshtja e gjithe raportit qe ka politika me qytetarin. E thoshin mire ne ate editorialin e fillimit, kur qytetari neperkembet per shkaqe interesash te tjera, pra qytetari i thjeshte, keto ndodhin. Kjo eshte nje pikat kulminante ne nje qytet, por eshte nje metafore e gjithe raportit, apo politika me qytetarin ne Shqiperi, gjate gjithe ketyre 20 viteve. Kjo sigurisht arrin edhe nxjerr te tilla momente, ku qytetari duhet ndergjegjesohet dhe te thote "dale mo se deri ku i kemi lene keto te na shkelin me kembe". Ky eshte nje moment ku t'i sheh se deri ku ka hyre thika ne palce.
Pyetja tjeter ka te beje me lulishten, pas monumentit "Skenderbej", nje lulishte e cila u tha se do te kthehet ne identitet, madje u prene pemet e larta dhe u mboll me peme te vogla, natyrisht edhe keto miliona shkuan kot, pasi atje eshte shembur gjithcka...
Problemi qe kam une eshte shume me i thelle lidhur me sheshin dhe me gjithe Tiranen. Projekti i pare kryetarit te Bashkise qe kur ishte minister dhe pastaj, ka qene kthimi ne identitet, dhe asnjehere nuk eshte dhene shpjegim, as nga kryetari i Bashkise, as njerezit afer tij, as nga belget, as nga francezet, se pse u shnderrua nga kthimi ne identitet, ne nje shesh qe eshte krejtesisht tjeter, qe vetem identiteti nuk ka lidhje, eshte koke se prapthi. Lidhur me kete eshte edhe ceshtja e lulishtes, ishte emblematike e Tiranes ajo lulishte, me gropen e vet, me pjerresine e vet dhe me pishat e veta qe kane qene te mbjellura. Merrni shikoni fotografite e atij sheshi kur ka qene me pisha dhe krahasojini fotografite e atij sheshi kur ka qene me pisha dhe krahasojeni me ate qe ka bere Rama, qe e quajti projekti fiorentin, i cili prape e ruante ovalen dhe tani ka dale nje projekt belg qe perseri e ndryshon. Keto jane eksperimente jo vetem me pasoja financiare. Por, une personalisht dhe te gjithe ato qytetare qe jetojne ne Tirane dhe me kujtime, i konsiderojne edhe si perdhunime te kujteses historike te qytetit nga tekat e nje kryebashkiaku, qe edhe kur e leu gjithe Tiranen me boje nuk pyeti njerezit. Ky eshte nje problem shume i madh, por eshte pjese e asaj se si nje njeri ne Shqiperi, historikisht kur ka marre pushtetin, ka dhunuar dhe shqiptaret nuk kane pasur instrumente per t'i treguar vendin.
Zoti Lubonja, per ta mbyllur kete bisede, eshte bere nje ceshtje politike tashme sheshi, eshte mediatike, eshte qytetare, se te gjithe jemi te shqetesuar. Si e mendoni fundin e kesaj historie?
Shih Tiranen se si eshte katandisur dhe ky do te jete fundi i kesaj historie, do te vazhdoje me keq, eshte shemtuar keq, eshte bere me e pabanueshme dhe vazhdon te behet me e pabanueshme. Ky eshte fundi per fat te keq sepse kane pergjegjesi te dy palet, nuk diskutohet fare. Sepse nese ka ligj per ruajtjen e monumentit dhe nuk respektohet ligji, po atehere pse duhet te kapet nje qytetar se vjedh atje kur vete pushtetaret nuk respektojne ligjin i cili ekziston.