Rama mban peng projektbuxhetin e Bashkisë, shtyhet mbledhja e Këshillit Bashkiak
Vonesat për rishikimin e projektbuxhetit, rrezikojnë skadimin e afateve të miratimit
Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës është shtyre edhe për një javë tjetër. Edhe pse ishte vendosur që mbledhja e radhës të zhvillohej pasditen e djeshme, mbledhja është shtyrë për në datën 18 shkurt. Të kontaktuar nga gazeta, anëtarë të Këshillit Bashkiak, kanë pohuar për gazetën se shkak për këtë shtyrje është bërë projektbuxheti i ndryshuar, i cili ende nuk është përgatitur në variantin përfundimtar nga këshilltarët e majtë. Sipas burimeve, rregullimet
që po i bëhen projektbuxhetit janë në fazat përfundimtare dhe javën e ardhshme ai do të jetë gati për të kaluar për miratim. Përveç faktit që projektbuxheti nuk është gati, këshilltarët kanë pohuar se mbledhja e tryezës së Presidentit për ngërçin politik është një tjetër shkak për shtyrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak. Sipas disa këshilltarëve, mbledhja e këshillit do të varet drejtpërsëdrejti në produktin e kësaj tryeze, pasi nga aty varet edhe qëndrimi i këshilltarëve të djathtë apo të LSI-së. Por shtyrja e datës së miratimit rrezikon Bashkinë e Tiranës të mbetet pa buxhet, pasi muaji mars është afati i fundit për miratimin e tij. Sipas ligjit për miratimin e buxheteve, nëse buxheti nuk arrin të miratohet brenda muajit dhjetor, afati i fundit për miratimin e tij është muaji mars. Ndaj, duke qenë se ky muaj është në mesin e tij, nëse këshilli nuk e miraton projekt-buxhetin në mbledhjen e radhës, atëherë Bashkia e Tiranës rrezikon të kalojë në krizë jo vetëm ekonomike, për shkak të reduktimit të shpenzimeve, por edhe në një krizë politike.Shtyrja e mbledhjesMbledhja e Këshillit Bashkiak, e cila ishte parashikuar të zhvillohej ditën e djeshme, është shtyrë papritur për javën tjetër. Diskutimi për projekt-buxhetin e këtij viti është lënë më datë 18 shkurt. Shkak për shtyrjen e mbledhjes është bërë mospërfundimi i rregullimeve që po i bëhen projektbuxhetit. Gjithashtu një tjetër fakt për shtyrjen mendohet të ketë qenë fakti që mbledhja të lihej pas diskutimit për arritjen e një marrëveshjeje për krizën politike ku ndodhet vendi ynë. Kjo gjë lë të nënkuptohet se në varësi të faktit se si do të zhvillohen bisedimet, do të vijojnë edhe diskutimet e Këshillit Bashkiak për buxhetin e 2010-ës. Normalisht që këto bisedime do të ndikojnë edhe në qëndrimin e këshilltarëve të PD-së dhe LSI-së karshi buxhetit, të cilët e kanë kritikuar shpesh herë bashkinë për mungesë transparence në lidhje me hartimin e tij. Sipas ligjit për miratimin e buxheteve, nëse buxheti nuk arrin të miratohet brenda muajit dhjetor, afati i fundit për miratimin e tij është muaji mars. Ndaj, duke qenë se ky muaj është në mesin e tij, nëse këshilli nuk e miraton projekt-buxhetin në mbledhjen e radhës, atëherë Bashkia e Tiranës rrezikon të kalojë në krizë jo vetëm ekonomike, për shkak të reduktimit të shpenzimeve, por edhe në një krizë politike.Projektbuxheti Në një mbledhje jashtë radhë kreu i këshilltarëve ë Partisë Demokratike me disa këshilltar të tjera kanë kërkuar kryetarit të Këshillit Bashkiak që këshilltar të PS, duhet të rishikojnë buxhetin e Bashkisë së Tiranë më në detaje, pasi nuk mund të miratohet një buxhet më përmasa të mëdha kur pjesa me e madhe e këshilltare duke parë projekte buxhetin e bashkisë ta miratojnë atë , pasi, aty ka disa pika të cilat nuk janë të mirë shqyrtuara po ashtu ka edhe pika të pa përfshira. Kështu, sipas Sokol Dervishjt, dhe këshilltar të tjerë të PD, LSI, buxheti i bashkisë duhet të rishikohet dhe njëherë nga ata që e kanë propozuar, për ta diskutuar më pas në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Për këtë çështje Rama u ka nisur edhe njëherë kërkesë minibashkive që të parashtrojnë kërkesat e tyre për buxhetin e 2010. Tashmë nga minibashkitë janë ripërsëritur kërkesat e papërfshira në buxhet, apo edhe të padetajuara dhe pritet që në mbledhjen e ardhshme, buxheti të paraqitet më i detajuar.Liri Mëhalla