E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama mbledh nesër Asamblenë, nis ritet e shfajësimit

09-01-2011 / Gazeta 55

Në ambientet e selisë rozë, lart e poshtë qarkullojnë zëra të ndryshëm dhe të dyshimtë, lidhur me mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Edi Rama ka njoftuar deputetët dhe anëtarët e forumeve drejtuese të PS-së, për një mbledhje emergjente të hënën, vetëm pak ditë pas zbatimit të ligjit nga KQZ, për asgjësimin e materialeve zgjedhore të 28 qershorit.
Qëndrime patetike dhe aspak të përputhshme me realitetin, aq më tepër kur dihet se KQZ zbatoi thjesht ligjin dhe njëherazi u mbrojt fort nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga ku zëvendës/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Tomas Kantrimen, u shpreh se institucioni që administron zgjedhjet zbatoi thjesht ligjin dhe Kushtetutën.
Në këtë sens, ende nuk bëhet e ditur se si do iu drejtohet të pranishmëve Rama, por ajo që është e sigurt nga e gjithë kjo, është fakti se prej aty vështirë se mund të dalin zëra kritikë, pas pastrimit të fundit të Asamblesë nga elementë kritikë, të konsideruar të padëshiruar si dhe plan-prishës. Prandaj, Edi Rama thërret Asamblenë nga 3 herë në muaj, pasi aty askush përveç kryetarit s’ka shansin të flasë dhe të shpalosë alternativat e dialogut të brendshëm politik.
Në këto kushte, anëtarët e Asamblesë socialiste do jenë thjesht në rolin e dëgjuesit, ndërsa kreu i PS-së, Edi Rama, do deklarojë ç’ti dojë ënda dhe sipas situatës në fjalë sigurisht që s’do dorëzohet, por do i vërtitet mazhorancës me akuzat e njohura tashmë. Kushtëzimi i raporteve me Kuvendin, ishte edhe kryefjala e bashkëbisedimit të fundit me gazetarët, por kur kemi mësuar dhe qëndrimin e DASH, atëherë mund të thuhet me ligjërim të plotë se bojkoti i Kuvendit këtë herë do jetë thjesht një ëndërr që do myket në mendjet e lidërve të platformave antidemokratike dhe antiintegruese.       

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›